top of page

Zbulohet tjetër skandal për shembjen e Teatrit Kombëtar: Projektin e ka bërë vëllai i ministres!

  • Writer: Glob News
    Glob News
  • Mar 28, 2018
  • 2 min read

Vokshi dhe Kumbaro përplasen në Komision: A e ka bërë vëllai juaj projektin?! Jep dorëheqjen Ka pasur debate në mbledhjen e sotme të Komisionit të Edukimit, teksa Mirela Kumbaro ka raportuar në lidhje me shembjen e Teatrit Kombëtar. Kumbaro dhe deputetja Albana Vokshi, ngritën zërin herë pas here, teksa deputetja demokrate kërkoi dorëheqjen e ministres. Debati nisi për një dokument që sipas Vokshit ministrja e kishte mohuar prezencën e tij, teksa ishte pyetur më herët. Albana Vokshi: Ke gënjyer zyrtarisht, ja tek e ke dokumentacionin. Jep dorëheqjen. Kompania që ju keni përzgjedhur për ndërtimin e Teatrit është e njëjtë me atë që ka ndërtuar sheshin Skënderbej. Mirela Kumbaro: Në arkivat zyrtare të Ministrisë së Kulturës nuk ka qenë. Kam katër vjet që përballem me situatën në Teatrin Kombëtar që nuk është bërë asgjë. Qeveria juaj hodhi në kosh 6 milionë euro, me idenë që ta kthente piramidën në Teatër, dhe Teatri u la në gjendjen që është sot.

Albana Vokshi:Kryeministri ka thënë që Teatri do të shembet, dhe se në rrënojat e tij do të ndërtohet një kullë. Mirela Kumbaro:Kryeministri ka shprehur vullnetin e tij politik, dhe të qeverisë. Unë nuk thashë që do të tërhiqemi nga shembja, por do të ndjekim të gjitha procedurat ligjore për ndërtimin e tij. Albana Vokshi: A e ka bërë vëllai juaj projektin e Piramidës? Mirela Kumbaro: Nuk është e vërtetë, vëllai im nuk është arkitekt…

Vokshi pyet a do të shembet Teatri, Kumbaro s’përgjigjet “Do të shembet apo jo, Teatri Kombëtar?” Ka ngjallur irritim dhe debate, kjo pyetje këmbëngulëse dhe e drejtpërdrejtë e Albana Vokshit, kryetares së Komisionit të Edukimit drejtuar ministres së Kulturës, Mirela Kumbaros, thirrur sot në seancë dëgjimore para deputetëve. Albana Vokshi: A do të shembet Teatri? Mirela Kumbaro: Nuk diktoj mënyrën se si bëni pyetjet, ju nuk më diktoni përgjigjen! Albana Vokshi: Përgjigjuni pyetjes! Mirela Kumbaro: Zonja Vokshi më jepni rastin të flas! Albana Vokshi: Këtu mbledhjen e drejtoj unë. Pyetjen e bëj unë: A do të shembet Teatri? Ismet Beqiri: Ti je rrezik të shkatërrosh dhe muret jo më nervat tona. Lerë zonjën ministre të përgjigjet. Boll të lutem! Albana Vokshin: Ule zërin!

Ismet Beqiri: Kjo është diktaturë. Mjerëm thotë populli, po të vijë Albana në pushtet. Ke bërë 11 pyetje! Më hoqe trurin! Albana Vokshi: E kuptoj që e keni me siklet, por lërjani kryeministrit sikletin! Mirela Kumbaro:Nuk kam asnjë lloj sikleti. Ndryshimi i VKM nuk kishte synim për të nxjerrë asnjë objekt specifik qoftë të Teatrit Kombëtar. Ajo VKM kishte shumë pasaktësira…. Albana Vokshi: Nuk po i përgjigjeni ende 100 herë ju pyeta. E kuptoj dhe sikletin! Mirela Kumbaro: Nuk kam asnjë lloj sikleti.

 
 
 

Comments


Liqeni Artificial i Tiranës, Tiranë, Albania

  • Facebook
  • Twitter
  • LinkedIn

©2017 by Globnews.Al. Proudly created with Wix.com

bottom of page