top of page

Alket Hyseni bleu pronën e tjetërsuar për 200 mln lekë

  • Writer: Glob News
    Glob News
  • Mar 28, 2018
  • 2 min read

Partia Demokratike publikoi dokumente lidhur me akuzat e saj në adresë të deputetit socialist Alket Hyseni. Demokrati Enkelejd Alibeaj tha se këto dokumente faktojnë jo vetëm përfshirjen e Hysenit në grabitjen e pronave në bregdet, por në krye të kësaj skeme qëndron Rama. “Grabitja e tokës në bregdet me 11 mijë metra katrorë nga deputeti Alket Hyseni, është bërë në bashkëpunënim më Kryeministrin e vendit, Edi Rama, i njëjti kryeministër që bërtet për drejtësi dhe përbetohet çdo ditë se po bën shtet. Partia Demokratike ka në dorë dokumenta që provojnë se Edi Rama është pjesë e skemës për grabitjen e tokave në bregdet, në rastin konkret të grabitjes së pronës së familjes Bua në Dhërmi. Le t’i rendisim faktet me radhë. ·I emëruar në detyrën e kryetarit të Task Forcës për të evidentuar tjetërsimin e pronave në bregdetin e Jugut nga Vlora në Butrint, Alket Hyseni ka blerë për 230 milionë lekë pronën e tjetërsuar me dokumenta të falsifi kuar, duke e ditur se prona ishte në proces gjyqësor. ·Dokumenti vërteton se në vitin 2015 Gjykata e Vlorës i dha të drejtë familjes së zonjës Irini Bua duke vendosur pezullimin e çdo veprimi mbi pronën, vendim ky që është akoma në fuqi. ·Por pavarësisht këtij vendimi Gjykate, në shtetin mafi oz të Edi Ramës transaksionet me pronën në bregdet kanë vazhduar nga falsifi kuesi tek Alket Hyseni, pastaj tek ndërtuesi Gon Papuli, që është një nga miqtë e ngushtë të kryeministrit, për të shkuar më pas deri tek vetë Edi Rama. Partia Demokratike ka dy dokumenta që provojnë se Edi Rama është pjesë e skemës mafi oze për grabitjen e pronave dhe shpjegojnë përse kryeministri ka heshtur deri tani për deputetin e vet Alket Hyseni. Edi Rama, me fi rmën e tij, ka vendosur dy herë rresht që, në tokat në bregdet të familjes Bua, në Dhërmi, të ndërtohet resort turistik, duke mos marrë parasysh vendimin e Gjykatës për pezullimin e çdo veprimi me pronën. Dokumenti i parë tregon se Edi Rama, si Kryetar i Këshillit Kombëtar të Territorit, ka fi rmosur lejen për zhvillimin e kompleksit turistik dhe një vit më pas ka fi rmosur sërish, për dhënien e lejes së ndërtimit në këtë kompleks për mikun e tij ndërtues Gon Papuli dhe për deputetin e tij, Alket Hyseni. Është e qartë se skema mafi oze e grabitjes së tokave në bregdetin ka në krye Edi Ramën dhe për bashkëpunëtor deputetin e tij Alket Hyseni që, në kohën e dhënies së lejeve nga Edi Rama, drejtonte Zyrën Kundër Pastrimit të Parave, prej nga ka mbikëqyrur edhe transaksionet fi nanciare të bankës së gruas së kryeministrit”. Në përfundim, Alibeaj thekson se peshk më të madh se kaq drejtësia nuk ka ku të gjejë. “Është rasti ideal për t’u dhënë shqiptarëve shpresën reale për një drejtësi jopolitike, që punon për qytetarët dhe jo për pushtetarët”.

 
 
 

Comentarios


Liqeni Artificial i Tiranës, Tiranë, Albania

  • Facebook
  • Twitter
  • LinkedIn

©2017 by Globnews.Al. Proudly created with Wix.com

bottom of page