“Gaztorët e Shkodres.” 4 këshilltarë të Këshillit Bashkiak Shkodër, deklaruan se largohen nga LSI d
- Glob News
- Mar 23, 2018
- 1 min read
““Gaztorët e Shkodres”
4 këshilltarë të Këshillit Bashkiak Shkodër, deklaruan se largohen nga Levizja Socialiste për Integrim duke iu bashkuar Partisë Socialiste.
Deri këtu nuk shoh ndonjë çudi sepse brenda shtëpisë janë dhe dy forcat që përfaqësonin apo që duan të përfaqsojnë sot e tutje, dy gjysmat e një të keqe janë…
Por kur deklarojnë se “Për fat të keq LSI dhe PD lanë pas krahëve ëndrrën e shkodranëve dhe të gjithë shqiptarëve, duke u investuar në një kthim të fuqishëm kursi nga e shkuara dhe jo nga e ardhmja…”, ata bëhen gaztorët e Shkodres.
“Keni ngatërruar rresht” o keshilltarë, sepse Shkodres dhe shqiptarëve po ua rikujton të kaluarën me fjalë e me vepra koalicioni ku ishit dhe ku pretendoni se po shkoni (PS &LSI), që ne fakt nuk po shkoni askund, por aty ku ishit…

Aman, mos u bëni qesharakë me këto deklarata, por gëzojuni atyre benefiteve të premtuara e mos u merrni me PD, e cila ka qenë, është dhe do mbetet shpresa e madhe e shqiptarëve.
Ishit në varkën e gabuar dhe hipët po në varkën e gabuar”, shkruan Çobaj.
Comments