top of page

Ku përfunduan 4 milionë euro e Ramës për Kavajën

  • Writer: Glob News
    Glob News
  • Mar 21, 2018
  • 1 min read

një tjetër denoncim ish-Kryeministri Sali Berisha ka publikuar një video në rrjetet sociale, përmes të cilës tregohet se ku është katandisur projekti elektoral për Kavajën. “Ja 4 milionë eurot e Ramës për Kavajën. Shihni ku është katandisur projekti elektoral sot!”, shkruan Berisha në komentin që shoqëron videon.

Kompania fituese e që do kryente punimet për rehabilitimin e përroit, është subjekti “Vëllezerit Hysa” me qendër veprimi në Elbasan. Kompania administrohet nga Besnik Hysa, Kujtim Hysa dhe Flutura Hysa dhe është themeluar prej vitit 2001.

Sipas bashkisë së Kavajës kur drejtohej nga Elvis Roshi, kompania do i jepte jetë një projektit për rehabilitimin e përroit të Leshniqes me gjatësi 2.5 km, afër të cilit në lashtësi, sipas kryebashkiakut Rroshi janë ndeshur ushtritë e Pompeit, Jul Çezarit dhe Mark Antonit. Sipas kryebashkiakut Rroshi projekti, do shmangë përfundimisht përmbytjet në këtë zonë dhe do i japë zhvillim turizmit. Ndërkohë 3 milion euro për vënien në zbatim të këtij projekti bashkia Kavajë njofton se janë siguruar nga buxheti i bashkisë, donacione dhe grante. Rreth 1 muaj më parë drejtuesit e kompanisë u arrestuan për shpërdorim detyre. Fotot e mëposhtme tregojnë projektin se si do të shndërrohej përroi i Leshniqes.

 
 
 

Opmerkingen


Liqeni Artificial i Tiranës, Tiranë, Albania

  • Facebook
  • Twitter
  • LinkedIn

©2017 by Globnews.Al. Proudly created with Wix.com

bottom of page