Mediat belge japin alarmin/ Mishi i skaduar mbërriti edhe në Shqipëri…
- Glob News
- Mar 19, 2018
- 2 min read
Mediat belge kanë ngritur alarmin e mishit të skaduar që u eksportua nga vendi i tyre drejt Kosovës dhe mbërriti deri në doganën shqiptare. Sipas një informacioni të fundit, në muajin Gusht të vitit të kaluar në kufirin ShqipëriKosovë u konfiskua 20 ton mish me etiketat e kompanisë Vanlommel. I skaduar prej një muaji nga momenti që kishte mbërritur në doganë, mishi u sekuestrua nga autoritetet. “Shkatërruam të gjithë ngarkesën e mishit në mënyrë që të mos shkonte tek konsumatorët kosovarë“, tha një zëdhënës i Agjencisë Ushqimore të Kosovës. Nga ana tjetër, menaxheri i kompanisë “Vanlommel” thotë për mediat belge se nuk bëhet fjalë për mashtrim, por për gabim njerëzor. Në raste të tjera, rritja e qyteteve u ndikua kryesisht nga vendimet e imponuara nga qendra. Vendbanimet e vogla u rritën në mënyrë eksponenciale kur shteti u dha atyre statusin e veçantë të qytetit ose i bëri ato selinë e institucioneve të arsimit të lartë. Migracioni gjithashtu luan rol themelor në formësimin e tendencave demografike kombëtare dhe urbane në ECA. Për disa dekada, Europa Perëndimore ka tërhequr një numër të konsiderueshëm të migrantëve nga Europa Qendrore dhe Lindore. Për pasojë, lindshmëria po bie dhe popullsia e këtyre vendeve është në rënie. Një rënie në popullsi dhe densitetit të saj mund të përkthehet në sfida të shumta për ofrimin e shërbimeve, të cilat përfitojnë nga ekonomitë e shkallës dhe densitetit. Përvojat e qyteteve në SHBA sugjerojnë se të parët që largohen nga qyteti janë ata që kanë më shumë burime ekonomike në dispozicion. Si e tillë, rënia e popullsisë lidhet me rritjen e shkallës së varfërisë. Në SHBA, shkalla e varfërisë në dhjetë qytetet me rënie të popullsisë është dy herë më e lartë se ajo kombëtare. Midis 2000 – 2010, rreth 61% e qyteteve në ECA shënuan rënie të popullsisë. Qytetet në rënie kanë humbur mesatarisht 11% të popullsisë së tyre ndërmjet viteve 2000 dhe 2010. Nga vendi në vend, ndryshimet janë të mëdha. Për shembull, vende si Shqipëria, Moldavia, Rusia dhe Serbia kanë parë rritje në përqindjen e qyteteve që po pësojnë rënie. Bullgaria, Shqipëria dhe Rumania kanë më shumë se 80% të qyteteve të tyre në rënie. Para viteve 1990, popullsia në qytetet e vendeve lindore ishte e shtrirë sipas një planifikimi ekonomik. Për shembull, në disa raste, qytetet u krijuan në zona të largëta për të rritur dominancën gjeografike, si në rastin e Rusisë. Mediat belge japin alarmin/ Mishi i skaduar mbërriti edhe në Shqipëri… “Ishte një gabim nga ana jonë. Kemi marrë përsipër përgjegjësinë. Ky nuk është një rast mashtrimi. Etiketat ishin të sakta, por është e vërtetë që mishi kishte skadencë tre javore“, thotë Johan Heylen, raporton “tvklan”. Dy deputetë belgë, Yoleen Van Camp dhe Renate Hufkens, kanë kërkuar që të nisë një hetim i plotë për këtë rast. Përmes një deklarate të përbashkët, deputetët thanë se “hetimet duhet të jenë proaktive, të shpejta dhe të plota. Për më tepër, ka një nevojë urgjente për komunikim sa më të shpejtë mes autoriteteve të përfshira dhe konsumatorëve”. Ky është rasti i dytë me mishin e skaduar që eksportohet nga Belgjika. Përpara disa kohësh, kompania Veviba u përfshi në një skandal të ngjashëm duke dërguar mish të skaduar në Kosovë.

Comments