top of page

Ja si Rama ka kthyer kohërat migjeniane në arsimin e Shqipërisë (Video)

  • Writer: Glob News
    Glob News
  • Mar 19, 2018
  • 1 min read

Ish-Kryeministri Berisha ka publikuar një video të bërë në një fshat të Skraparit. Berisha akuzon kryeministrin Edi Rama dhe ministren e Arsimit Lindita Nikolla se kthyen kohërat migjeniane në arsimin shqiptar. Në pamje duket një mësues teksa mëson dy vogëlushe, në një ambient që ngjan më tepër me një stallë ose haur. Mur i pasuvatuar, fuçi plastike, pa çati, gjithçka por vetëm një ambient normal për të mësuar nuk duket. “Mirëmëngjesi o piktor dështak dhe ndrikull injoranca, që kthyet kohërat migjenianë në arsimin e Shqipërisë! Miq, këto janë kushtet në Shkollën ‘Ferit Bregu’ për lulet e vegjël në Vendreshën e 3-të të Skraparit!”, shkruan Berisha.

 
 
 

Comments


Liqeni Artificial i Tiranës, Tiranë, Albania

  • Facebook
  • Twitter
  • LinkedIn

©2017 by Globnews.Al. Proudly created with Wix.com

bottom of page