Vazhdon procesi i 'golemizimit' te gjirit te Lalzit
- Glob News
- Mar 18, 2018
- 1 min read
Aktivistët Atdhetarë
DENONCIM/ Nga informacionet dhe

çdo ditë e më shumë po merr formë të pakthyeshme.
Fotot janë bërë sot tek 'Pishat e Lalzit' pranë kompleksit 'San Pietro', të cilat nuk kanë nevojë për shumë koment siç mund ta shihni edhe vetë.
I njohur si një bregdet i virgjër dhe i 'mbrojtur' me një brez pishash që krijojnë një mjedis natyrorë shumë të preferuar nga pushuesit, të cilët po braktisin gjithnjë edhe më shumë plazhet e mbipopulluar dhe të ndotur të Durrësit dhe Golemit. Por shumë shpejt ky bregdet u zaptua dhe u privatizua nga oligarket dhe politikanët.
Gjiri i Lalzit mbahet mend për darkën e ngjalave midis Ramës dhe Metës, në vilën e këtij të fundit. Gjithashtu Ilir Meta organizoi edhe ditëlindjen e tij në këtë bregdet duke shpenzuar mijëra euro. Paharruar edhe familjen Berisha, të cilët kanë disa vila aty.
PD-PS-LSI & Co së bashku me njerëzit e tyre të inkriminuar, po zaptojnë, zhvatin dhe privatizojnë çdo pronë publike të kombit, siç janë: tokat në bregdet, plazhet, pasuritë e nëntokës: nafta, kromi, etj., pasuritë hidrike, e shumë të tjera...
Po Shqipërisë dhe Shqiptarëve çfarë ju mbetet? Pse duhet të emigrojmë, kur i kemi gjithë burimet e nevojshme për të siguruar një jetë me dinjitet në atdheun tonë?
Ndryshimi është i mundur, por kërkon besim, guxim, kurajë, forcë dhe bashkim të qytetarëve të lirë shqiptar!!!
Comentarios