top of page

Qeveria rrit eksport-importin e drogës

  • Writer: Glob News
    Glob News
  • Mar 15, 2018
  • 1 min read

Në niveli të larta qeveria ka përmbushur me suksese planet e saj. Në Shqipëri vjen mall importi, lëndë e parë që duhet të përpunohet “me forcat tona”. Tunelet dhe magazinat janë plot me mall për eksport. Në Tepelenë dhe Korçë po zbulohet gjithë ai prodhim hashashi. Janë bllokuar nga policia 686 kilogramë hashash në një shtëpi në Bulgarec të Korçës. Jemi në pikën kur “prodhuesit” kallëzojnë njëri-tjetrin për punët e veta. Këtë e provon edhe fakti se informacioni ka ardhur në portalin komisariati digjital. Por haberet e fundit nuk ndalen vetëm me Tepelenën ku në Fushë-Dukaj u bllokua një tjetër sasi hashashi. Jashtë vendit, në Bari të Italisë u arrestuan nga policia italiane, 21 shqiptarë. Sipas këtij operacioni u arrestuan 43 persona, 21 shqiptarë, 20 italianë e 2 shtetas rumunë me akuzën e trafi kut ndërkombëtar të drogës. Vetëm një arrestim është në Shqipëri. Arrestimet e tjera janë kryer në provincat e Barit, Salernos, Teramos, Brindisit, Potenza e Bologna. Përgjatë dy viteve hetimi të këtij operacioni janë bllokuar 2300 kg lëndë narkotike të tipit marijuanë, kokainë e heroinë.

 
 
 

Comments


Liqeni Artificial i Tiranës, Tiranë, Albania

  • Facebook
  • Twitter
  • LinkedIn

©2017 by Globnews.Al. Proudly created with Wix.com

bottom of page