A di gjë qeverria se çfarë po bëhet ne Jalë?
- Glob News
- Mar 15, 2018
- 1 min read
Qytetarët Për Parkun..."Grupimi Ekolevizja".
A di gjë qeverria se çfarë po bëhet ne Jalë? #PërdhunimiIRadhës #IshJalaEBukurA di gjë qeveria se çfarë po bëhet në Jal?Fshati turistik Jali, në Himarë është kthyer në një kantier ndërtimi me pretendimin e zhvillimit të turizmit. Shkëmbinjtë e bregdetit janë gërryer, makineri të tëra marrin rërë nga deti, gjithashtu janë të instaluara betoniere gjigante. Në realitet këto po e dëmtojnë turizmin, edhe në këtë perlë të vendit tonë.Sipas Ligjit Nr. 93/2015, PËR TURIZMINNeni 29Mbrojtja, ruajtja, përdorimi dhe zhvillimi i burimeve natyrore turistike3. Shfrytëzimi i burimeve natyrore si det, liqen, lumë apo brigjet e tyre duhet të bëhet në mënyrë të tillë që të mos dëmtojë apo shkatërrojë, në asnjë rast, karakteristikat e tyre dhe territorin buzë tyre.Neni 4 38. “Turizëm i qëndrueshëm” është turizmi që përmbush nevojat e turistëve, të komuniteteve pritëse, të sipërmarrjeve turistike dhe të vendimmarrësve lokalë e qendrorë, nëpërmjet menaxhimit të burimeve turistike, ruajtjes së vlerave të vazhdueshme ekonomike, sociale, kulturore dhe mjedisore, me qëllim që ato të mbeten po aq tërheqëse sa më parë dhe të krijohen mundësi për zhvillimin e turizmit në të ardhmen.A mund të quhet ky zhvillim turizmi?

Comments