top of page

KOKAT E KUQE DHE TEATRI KOMBETAR

  • Writer: Glob News
    Glob News
  • Mar 14, 2018
  • 2 min read

Kanë kaluar disa vite (plot 7) nga protestat e dhunshme të opozitës së asaj kohe e cila (më vonë u kuptua) donte të gllabëronte tepsinë e korrupsionit të qeverisë Berisha dhe me të ti binte në kokë popullit shqiptar dhe për 8 vite të tjera. 21 Janri vendosi një standart të ri të krimit shtetëror pas vitit 1997, po paralel me këtë në fshehtësi nga opozita e asaj kohe po punohej fuqimisht edhe për një standart tjetër më të rafinuar të krimit shtetëror, standarti i kokave të kuqe.

Standarti i kokave të kuqe kishte kohë që po gatuhej në kazanin e organizatave jo qeveritare pranë partisë socialiste të udhëhequra nga Erjon Veliaj, por zbatimi i këtij projekti ogur zi u kap nga një kamer amatore gjatë protestave të 21 janarit teksa Erjon Veliaj dhe nje ish antar i organizatës së tij fonde-gllabëruese lyenin me bojë të kuqe kokat e protestuesve që këta të dukeshin sikur ishin rrahur barbarisht nga policia dhe të provokonin veprime akoma më të dhunshme nga ana e protestuesve.

Standarti i kokave të kuqe parashikonte viktimizimin e sajuar si metode për të manipuluar opinionin publik në mënyrë që këta të fundit të pranonin nën presion planet ogur zeza dhe mafjoze të kastës së re që po kërkonte të merrte tepsinë nga qeveria e korruptuar Berisha dhe ta ndante atë midis veti.

Ky standart i ri është aplikuar shpesh gjatë 4 vjeçarit të kaluar dhe së fundmi po aplikohet në funksion të grabitjes së pronës së pakët publike dhe trashgimisë historike që i ka mbetur popullit shqiptar nga këto vite tranzicioni dhe faljes së sajë te privati. Por le të hedhim një vështrim të shkurter se si kokat e kuqe po mundohen të lyejnë me bojë të kuqe teatrin kombëtar.

Video Player

00:00

01:12

Në videon e mësipërme ose në minutin 14:25 te videos në Youtube dëgjohet qartë se si po formësohet një strategji dashakeqe nga kryetari i bashkisë Erjon Veliaj e mbështetur nga kryeministri Edi Rama për manipulimin e opinionit publik se materialet e teatrit kombëtar janë kancerogjene dhe po shkaktojnë vdekjen e aktorëve të teatrit. Ndërkohë propagandohet se qeveria ska para që të bëj një rikonstruksion të teatrit por duhet të fali më shumë se gjysmën e truallit të pronës publike në mest të Tiranës te pronarët e mediave, prokuroret që mbyllën dosjen e Ardit Gjoklajt dhe pronaret e karburanteve të cilët më pas në shënjë bujarie në cep të pronës së grabitur do të ndërtojnë një teatër kombëtar të vjedhur në korenë e jugut. Mjafton të zhveshësh të gjithë deputetët e parlamentit nga rrobat ‘firmato’, orat dhe çantat e shtrënjta që veshin dhe me lekët e fituara nga shitja e tyre gjeneron gjysmën e fondeve të nevojshme për të rindërtuar teatrin kombëetar.

Qartësisht kokat e kuqe po e lyejnë teatrin me bojë të kuqe duke aplikuar strategjinë e viktimizimit, manipulimit të opinionit publik dhe më pas grabitjes së pronës publike. Ndërkohë Teatri Kombëtar përtej çdo lloj pritshmërie dhe bojatisje ka më shumë vitë që rri në këmbë seç kanë Erjon Veliaj dhe Edi Rama po ti mbledhësh moshat së bashku.

 
 
 

Kommentare


Liqeni Artificial i Tiranës, Tiranë, Albania

  • Facebook
  • Twitter
  • LinkedIn

©2017 by Globnews.Al. Proudly created with Wix.com

bottom of page