Artur Çani: Kristaq Rama ka deklaruar se ka qenë i martuar me një grua ruse. "Edi Rama ka një v
- Glob News
- Mar 14, 2018
- 1 min read
Artur Çani ka bërë një deklaratë të panjohur më parë sipas të cilit, Edi Rama ka një vëlla nga Rusia.
Sipas tij, babai i Ramës, Kristaq Rama ka deklaruar se ka qenë i martuar me një grua ruse.
"Për të gjetur se kush është më afër rusëve nuk duhet të nisemi nga faktorë të jashtëm. Nëse shohim se u paguan 80 e ca mi dollarë për të dalë në foto me Obamën si çift gay dhe Basha paguan 500 e ca mijë dollarë për të dalë në foto me Trump, diferenca është tek shuma e parave.
Të thuash që Basha do të destabilizojë Shqipërinë.
Unë mendoj se Shqipërinë shumë më tepër e destabilizon kokaina, marijuana. Nuk mund të them që Rama meqë ka një vëlla rus është më afër rusëve se Basha. Kristaq Rama ka një fëmijë në Rusi.
Nëse dokumentet e Partisë së Punës quhen reale merrni dhe lexonin deklaratën e Kristaq Ramës që ka deklaruar se ka qenë i martuar me një ruse dhe ka pasur një djalë.
Por kjo nuk do të thotë se Rama ka lidhje me rusët", tha Çani në "360 gradë"

Comments