Djali i një agjentit rus, deputet i PS-së
- Glob News

- Mar 13, 2018
- 2 min read
Nga Gazeta 55Rama le ta lërë propagandën boshe se partia e Enverit që trashëgonte është niveli më i lartë politike i linjës ruse në Shqipëri. Por le të verifikojë lidhjet e “Yllit” rus që ka në parti. Marksistët-leninistët e derivatet e tyre janë të bashkuar në partinë që drejton Edi Rama Para 3 vjetësh, gjatë një mbledhje të komisionit të sigurisë në Kuvendin e Shqipërisë, i pyetur për agjentë të Rusisë në politikën shqiptare, ish kreu i shërbimit informativ deklaroi ndër të tjera për një të tillë, atë çast i larguar nga politika. Në të vërtetë, bëhej fjalë për një politikan të lartë të Partisë Socialiste. Nisur nga fakti se kjo parti është Partia e Punës me emër tjetër, duke marrë parasysh lidhjet e forta që kanë ekzistuar në kohën e “miqësisë së madhe” me sovjetikët, kjo parti është burim i pashtershëm kontingjentesh në shërbim të Rusisë. Qysh në atë kohë, janë vendosur lidhje të forta të agjenturës sovjetike, sot ruse, në territorin shqiptar. Gati gjithë struktura e shtetit komunist ishte e molepsur dhe së shërbim të sovjetikëve. Komunistët e Shqipërisë shërbimin ndaj Moskës e quanin si shërbim ndaj çështjes së internacionalizmit proletar. Nisur nga fakti se ai figuron edhe në regjistrin e agjenturën pasive të Sigurimit të Shtetit (një ndërmarrje kanë qenë në fakt), me pseudonimin “Ylli”, me këtë pseudonim po e quajmë në vijim. Politikani i identifikuar nga shërbimi ynë sekret si i vënë në shërbim të Rusisë, yllin e tij të ngjitjes e kishte në vitet e tranzicionit. Më parë ai nuk mund t’i shërbente si duhej çështjes marksiste-leniniste pasi nuk kishte shumë gjëra në dorë. Vënia e tij në krye të strukturave të larta të Partisë Socialiste në fillim të viteve 90, është një proces që askush nuk e shpjegon dot si erdhi. Nejse, ai vijoi të mbajë pozita të forta dhe të mbrojë çështjen marksiste-leniniste, duke qenë një antiamerikan i thekur. Rasti e solli që ai të mos ishte aktiv për arsye të moshës në kryes të Partisë Socialiste në kohën kur në krye të saj erdhi Edi Rama. Ky i fundit, në muajt e parë si kryeministër, u informua nga organi i tij i varësisë për personalitetin e “Yllit”. Megjithatë, kjo nuk e ndaloi Ramën që tanimë në vend të tij të fuste të birin. Ne nuk e dimë në ka të njëjtën aftësi apo jo si i ati, pasardhësi, por lehtësia me cilën Rama e vuri atë, na vë në dyshime të thella.











Comments