top of page

Të dekoruarit nga presidenti Putin, të gjithë persekutorë komunistë dhe votues të PS-së

  • Writer: Glob News
    Glob News
  • Mar 12, 2018
  • 3 min read

unizmit që në kuadër të “luftës kundër fashizmit” u dekoruan nga presidenti i Rusisë, Putin, në vitin 2015 me rastin e përvjetorit të radhës së luftës mbi fashizmin. Këto raste për luftë kundër fashizmit, janë raste të mira që përdor Rusia për të mbajtur gjallë frymën proruse të saj në vendet e Europës. Keni parë ju që këtu te, Partia Socialiste nuk i ndahet rrugës së pasardhëses së vet, Partisë së Punës së Shqipërisë. Nuk ka 5 maj, 16 shtator, 29 nëntor, e data vendore komuniste që të mos duken e kapardisen sikur në të kaluarën paraardhësit kanë bërë ndonjë hata të madhe. Logjikisht e gjitha është respekt e nostalgji për regjimin komunist, sepse aty janë rrënjët e kësaj mazhorance. Kujtoni disa emra nga dekorimet e presidentit rus Puti. Rustem Shefqet Peçi, ish hetuesi Odhise Porodini, ish prokurori Orhan Frashëri, ish prokurori e ish kryetari i gjykatës Gjon Banushi, ish anëtari i Byrosë Politike Rita Marko, e shumë punëtorë operativë që nuk kishin shumë nga publiku i gjerë. Shihni se do gjeni edhe mbiemrin e ndonjë ndërtuesi personal të Ramës te kjo listë. Mos harroni se kur opozita e kohës, Partia Demokratike, kërkoi të heqë yllin e kuq sovjetik nga fl amuri, në vitin 1991, Partia Socialiste e refuzoi një gjë të tillë. Normal, nuk mund ta tradhtonin çështjen sovjetike. Për turpin e Shqipërisë, ylli i kuq sovjetik u hoq nga fl amuri ynë në prill 1992, vetëm pas fi tores së Partisë Demokratike. Lënia e hapësirave për krimin e organizuar, përzgjedhja dhe mbrojtja pa rezerva e organizatorit të këtij krimi, Saimir Tahirit, largimi i ofi cerëve profesionistë nga policia në vitin 2013, qëndrimet neootomane e antiamerikane të vazhdueshme, lidhjet e dyshimta me Vuçiçin, e kanë bërë Ramën më të qartë se kurrë një rrezik të sigurisë kombëtare të Shqipërisë. Do mjaftonte vetëm mbrojtja e jashtëzakonshme që Rama ka bërë për Tahirin, për të kuptuar fare thjeshtë se ky u fundit nuk është gjë tjetër veçse një kapter i kryeministrit. Kanabizimi i vendimit, kriminalizimi i Partisë Socialiste me persona që vinin drejtpërdrejt nga bota e krimit, ruajtja e lidhjeve të vjetra me Rusisë qysh nga koha e Partisë së Punës, e tregojnë fare qartë se Rama është rrezik për sigurinë kombëtare. E nuk kemi si të harrojmë deklaratat mburravece të Ramës se refuzonte të fl iste “kundër ministrit të brëndshëm” (këta nuk e dinë se në shqip është i “brendshëm”). Edhe pas rekomandimit të ndërkombëtarëve për ta hequr këtë person që nuk ishte për atë punë, Rama vijoi ta mbrojë në forma të tjera. Si pasojë e 5 viteve kriminale, në Shqipëri janë prishur të gjitha parametrat e një vendi normal. Bandat e grupet kriminale, kanë kapërcyer nga lufta e vogël brenda vendit në përleshje jashtë vendit. Sikur të mos mjaftonin këto që përpiqen të mbulohen me propagandën e agjitpropit, Rama ka vënë në diskutim edhe marrëdhëniet me partnerin tonë strategjik, teksa votoi në OKB kundër SHBAsë. E çuditshme është se si një kryeministër mund të bëhet problemi më i madh për sigurinë kombëtare. E pra, ai shihte me kënaqësi shpërbërjen e policisë, shihte me ngazëllim futjen e ofi cerëve të Sigurimit të Shtetit komunist në radhët e policisë, shihte kanalizimin e gjithë vendit, etj. Vetëm një njeri që është i lidhur me të gjitha këto mund të japë përgjigjet që ka dhënë Rama. Ngjarja më e fundit, e zbulimit të sasisë më të madhe të kokainës në Shqipëri, e tregon sa poshtë është sigurua kombëtare në vend. Kjo sepse me paratë e krimit mund të blihet i gjithë shteti. Shqipëria mund të bëhet kërcënim për vendet e tjera dhe nuk mund të jetë faktor pozitiv në rajon apo në Europë. Rama nuk është vetëm i dëmshëm politik, por rrezik për sigurinë kombëtare. Rama, cenim i sigurisë kombëtare Rama ndërsen djemtë e nipat e sovjetikëve të PS-së Mediat franceze/›Autostrada e drogës› dhe produkti i ri i grupeve kriminale shqiptare Trafi ku i drogës nga grupet shqiptare në Francë, Belgjikë e Holandë është një çështje që ka tërhequr vëmendjen e televizionit francez TF1. Një investigim i televizionit rreth këtij fenomeni, fl et për një metodë të re që ndjekin grupe kriminale shqiptare Të dekoruarit nga presidenti Putin, të gjithë persekutorë komunistë dhe votues të PS-së F

Comments


Liqeni Artificial i Tiranës, Tiranë, Albania

  • Facebook
  • Twitter
  • LinkedIn

©2017 by Globnews.Al. Proudly created with Wix.com

bottom of page