top of page

Rama ndërsen djemtë e nipat e sovjetikëve të PS-së

  • Writer: Glob News
    Glob News
  • Mar 12, 2018
  • 1 min read

E kanë nisur me dezhurn sovjetikët e rinj të PS-së, këta që venë nga një shall të kuq sovjetik sa herë ka data sovjetikë për të festuar. Sulmojnë opozitën e na shiten si “properëndimore”. Dje dezhurnin e kishte nipi i Myftar Tare. Kushedi sa antikomunistëve u ka dhënë plumbin e fundit prokurori ushtarak sidomos në vitet 1946-1947, në kulmin e valës kundër vlerës së këtij kombi, të djathtës, asaj që mbajti gjallë dashurinë për Amerikën dhe Perëndimin. A thua nipi i Myftarit, i deleguar për propagandën e radhës kundër opozitës të ketë harruar porositë e çmuara që i jepte gjyshi kundër armikut të klasës? Në fund të fundit, nipçja është te partia e gjyshit, partia e jugosllavëve e sovjetikëve që sot quhet Partia Socialiste.

 
 
 

Opmerkingen


Liqeni Artificial i Tiranës, Tiranë, Albania

  • Facebook
  • Twitter
  • LinkedIn

©2017 by Globnews.Al. Proudly created with Wix.com

bottom of page