top of page

Binomi Soros-Rama, kundër presidentit Trump

  • Writer: Glob News
    Glob News
  • Mar 12, 2018
  • 5 min read

Nga Nga Sejdi Peka më 12/03/2018

  • Save

Këto ditë, propaganda bolshevike e “Rilindjes”e nxitur nga multimiliardieri hebre-hungarez Xhorxh Soros, është hedhur në një sulm pa precedent kundër Partisë Demokratike në përgjithësi dhe kryetarit Basha në veçanti. Duke qenë në ditën e tij më të zezë, Edvin Rama me skandalet që po e ndjekin në veprimtarinë e tij kriminale kundër interesave kombëtare, i zënë si miu në çark,po kërkon shtigje që t’i ikë përgjegjësisë dhe urrejtjes popullore dhe fundit të tij të turpshëm dhe të pa shmangshëm në politikën shqiptare, duke u kapur si i mbyturi pas fijes së kashtës.

Për këtë po kërkon ndihmën e mikut të tij supermajtist komunist, filantropit hebre-hungarez, Soros. Për këtë qëllim është paguar revista amerikane nga Soros, në përpjekje për ta nxjerrë Edvin Ramën nga bataku i drogës dhe i korrupsionit, duke akuzuar Lulzim Bashën se “gjoja rusët kanë lobuar dhe financuar për fushatën elektorale të vitit 2017, për Partinë Demokratike. Është si ajo fabula e La Fantejnit, që “ujku kishte lyer këmbët me miell që kecat të kujtonin se është nëna e tyre”, por në të vërtetë ai ishte ujku. I njëjti “ujk”që e ka akuzuar edhe Presidentin Trump se gjoja “rusët kanë lobuar dhe kanë ndikuar që Trump të zgjidhet President i SHBA.

Në këtë qorrsokak kundër SHBA, e ka futur ne kohën e fushatës elektorale të SHBA, të sëmurin psikik të Partisë Socialiste pikërisht ky Soros, kur njeriu i “Rilindjes”, duke zbatuar urdhrin e padronit Soros, eksiq nga koka dhe i budallepsur, u shfaq në CCN duke sulmuar Presidentin Trump se “Trump është një turp për Amerikën dhe nëse zgjidhej President i SHBA, do të ishte një fatkeqësi, mos e dhëntë zoti dhe se Shqipëria do të rishikonte marrëdhëniet më SHBA”. Ky miliarder me banim në Amerikë, është i njohur për Shqipërinë dhe vendet e tjera ish-komuniste të Europës Lindore, por nga ana tjetër edhe për shumë vende të varfra të Afrikës dhe Azisë. Xhorxh Soros është një mik i ngushtë i Edvin Ramës apo padroni i tij, mjaft i dyshimtë në veprimtarinë e tij si filantropist në 30 vende të botës. Gjatë vizitës së tij në Tiranë në vitin 2005, Soros u shpall nga Edvin Rama “Qytetarë Nderi i Tiranës”. Mjaft aktive në fondacionin e Soros në Shqipëri ka qenë edhe Linda Rama që më vonë u kurorëzua me “bekimin” e Sorosit si bashkëshorte e Edvin Ramës, pasi la burrin e saj të parë me dy fëmijë të rritur. Soros ka qenë në kohën e pushtimit nazist të Hungarisë në LDB, anëtar i Këshillit Hebre, që Hitleri e kishte krijuar këtë organizatë, me qëllim për të fshehur krimet dhe gjenocidin kundër hebrenjve. Eshtë mjaft për t’u çuditur se në kohën kurë Hitleri po realizonte shfarosjen e hebrenjve kudo në vendet e pushtuara nga nazistët, babai i Sorosit punonte në Ministrinë e Bujqësisë në Budapest. Nuk dihet gjithashtu se si Soros arriti të largohej nga regjimi komunist në Hungari në vitin 1947, për në Europën Perëndimore. Me 9 Nëntor të vitit 2010,moderatori konservator amerikan Glenn Beck,transmetoj një program prej një ore të titulluar “mjeshtri i marjonetave”kushtuar Soros. Ai ngriti akuza për Soros se ka qenë bashkëpunëtor i nazistëve dhe njerëzit e thërrisnin “antisimit”. Sipas Beck, Soros po përpiqet që të shkatërrojë ekonominë amerikane. Edhe klandidati për President Amerikan Lindon La Roushe, e akuzonte Sorosin se “ishte lideri i një tregu të

paligjshëm ndërkombëtar të drogës”. Ky qëndrim i La Roushe daton që në vitin 1990. Nuk është aspak për t’u çuditur se ky vërshim i kultivimit dhe trafikimit të drogës në Shqipëri në kohën e qeverisjes famëkeqe të Edvin Ramës,është i ndikuar dhe i urdhëruar direkt nga Soros dhe i zbatuar nga Edvin Rama. Edhe revista prestigjioze “Forbes”e ka akuzuar Sorosin se “shumë europiano-lindorë dhe aziatiko-qendrorë,po e akuzojnë Sorosin se po i përdor parat e tij për të shkatërruar sistemet e tyre politike. Në këtë pikëpamje ka tendencë qe të nxisë anti-amerikanizmin dhe u jep mundësinë diktatorëve të flasin kundër diplomatëve amerikan”.Xhorxh Soros në vitin 1956 vendoset në SHBA dhe nëpërmjet disa organizmave “për një shoqëri të hapur”,grumbulloj mjaft pasuri përrallore. Me rënien e regjimit komunist në vendet e Europës Lindore,por edhe në shumë vende të varfra të Afrikës dhe Azisë, Soros vrapoj të krijonte organizatat e tij fitim prurëse, gjoja se po ndihmonte këto vënde në zhvillimin e demokracisë,por në fakt ku ka shkelur këmba e tij e kobshme i ka bërë gjëmën demokracisë në këto vende. Sot në 30 vende të botës ka lart më shumë se 290 të ashtuquajtura “fondacione”ku Soros përpiqet dhe në fakt ka ndikuar për të vendosur në pushtet njerëzit e tij të bindur si Edvin Rama. Edhe në Shqipëri Soros u shfaq menjëherë pas rënies së komunizmit. Shqipëria në atë kohë një vend në kulmin e një varfërie të skajshme,e dalë nga regjimi komunist,kishte nevojë për ndihma. Akoma “kecat nuk po e njihnin se këmba e bardhë e ngjyer me miell ishte këmba e ujkut” që quhet Xhrxh Soros.Një faktor destabilizues në këtë tranzicion të stërzgjatur të Shqipërisë për tu integruar në familjen europiane, dyshimet janë se ka qenë pikërisht ky Soros. Ky anti-semit,është edhe një armik i deklaruar i demokracisë amerikane. Me një propagandë të çmendur bolshevike,sapo Presidenti Trump u betua në Shtëpinë e Bardhë, Soros me paratë e tij të qelbura të trafikut të drogës të vendeve te varfra si Shqipëria,organizoj protesta kundër Presidentit të sapo zgjedhur të Amerikës. Qëllimi i tij kriminal ishte destabilizimi i SHBA. Por në Amerikë i ka hasur sharra në gozhdë. “Fake njuz”,u përgjigj Presidenti Trump. Me të njëjtën shprehje duhej të përgjigjej edhe Kryetari i demokratëve në Shqipëri dhe të mos humbte kohën kundër gënjeshtrave bolshevike. Në të njëjtën linjë “të lobimit me rusët”po akuzohet edhe Kryetari i Partisë Demokratike të Shqipërisë. Por vallë a do t’a hanë shqiptarët këtë “kokërr ulliri”.Partinë Demokratike nuk e bashkon asgjë më lindjen sllavo-bolshevike ruse. Me këtë linjë është e gatuar Partia Socialiste si trashëgimtare e drejtpërdrejtë e Partisë Komuniste. Deri në ditët e sotme Partia Socialiste e konvertuar në “Rilindjen”e Edvin Ramës nuk është distancuar nga e kaluara e sajë kriminale kundër popullit. Pushtetin në Shqipëri e kanë të gjithë filorusët me në krye Edvin Ramën,të bijtë e kriminelëve të diktaturës bolshevike. Është pikërisht Edvin Rama me kokën nga lindja sllavobolshevike e Putinit dhe Vuçiçit të Serbisë. Prandaj edhe themi se demokracia është e kërcënuar. Partia Demokratike e përmbysi bolshevizmin dhe stalinizmin në Shqipëri. Këtu e ka burimin gjith ky mllef dhe urrejtje kundër demokracisë,i mëkuar nga ultramajtisti Xhorxh Soros dhe shërbëtori i tij i bindur Edvin Rama. Në shumë vende të botës tani më kanë rënë si shtëpi prej “rëre”,fondacionet kundër demokracisë të ndërtuara nga Xhorxh Soros dhe që këto vende i kanë veshur Sorosit “këpucët e kuqe”si stalinist. Kjo po ndodh edhe në Shqipëri. A thua vallë me urdhër të kujt u bë Shqipëria,Kolumbi në zemër të Europës?Të gjitha gjasat janë,se akuzat e Kandidatit për President të SHBA La Roushe se “Xhorxh Soros është lideri i i një tregu të pa ligjshëm ndërkombëtarë të drogës”, po vërtetohen në Shqipëri. Është një strategji e përbashkët e Xhorxh Sorosit dhe Edvin Ramës për rrënimin e demokracisë në Shqipëri dhe kjo duhet ndaluar.

 
 
 

Comentarios


Liqeni Artificial i Tiranës, Tiranë, Albania

  • Facebook
  • Twitter
  • LinkedIn

©2017 by Globnews.Al. Proudly created with Wix.com

bottom of page