Partia Socialiste, e themeluar nga jugosllavët e sovjetikët, votuese kundër interesave amerikane së
- Glob News

- Mar 8, 2018
- 2 min read
Me votimin kundër dhe përdorimin e fjalëve përbuzëse për hebrenjtë, Rama iu kthye edhe njëherë rolit prej gramafoni nazisto-komunist, ashtu si ia la amanet themeluesi i partisë që drejton.
Jehona e votimit të Shqipërisë kundër SHBA-së në dhjetor të vitit të shkuar ishte një akt i pabesë i Ramës kundër aleatit strategjik të Shqipërisë. Në atë kohë, ambasadorja e SHBA-së në OKB i dërgoi një letër të fortë qeverive që votua kundër SHBA. Qysh përpara votimit në OKB, SHBA deklaroi se do të mbante shënim gjithë shtetet që do votonin kundra e se ky veprim nuk do të anashkalohej. Me një gjuhë që kalonte caqet diplomatike, përfaqësuesit më të lartë të SHBA-së e bënë të qartë se do vlerësoheshin miqtë që do votonin këtë deklaratë e do mbaheshin shënim ata që refuzonin qëndrimin amerikan. Edhe në takimin e fundit para dy ditësh që presidenti Trump pati me kryeministrin Izraelit Netanjahu në Shtëpinë e Bardhë, u theksua se vendimi për Jeruzalemin u vlerësua shumë në një pjesë të madhe të botës, jo vetëm në Izrael”. Për fat të keq, Shqipëria jonë me përfaqësuesit e saj, nuk u bë pjesë e kësaj bote.
Edi Rama iu përgjigj më vonë votës kundra SHBA-së me veprime të karakterit nazist. Jo vetëm se cilësoi “çifutë” hebrenjtë, por se edhe lëvizjet e tjera të tij kanë qenë në anën e kundërshtarëve të hebrenjve. Edi Rama drejton sot partinë, e cila ka historinë më të përgjakshme në gjithë Europën. E themeluar nga jugosllavët dhe e rritur nga sovjetikët, kjo parti staliniste, votues të së cilës janë në radhë të parë gjithë persekutorët komunistë. Këta, antiamerikanizmin e kanë genin e tyre, është ADN-ja pa të cilën nuk kanë kuptim. Për këtë arsye, edhe votimi në OKB i Ramës kundër SHBA-së nuk ishte gjë tjetër veçse vijim i veprimeve logjike të partisë së Enverit. Atë që bëri në fushatën zgjedhore në SHBA, teksa u bë mentori i gjithë majtistëve për të sulmuar kandidatin për president, Rama po përpiqet ta bëjë në forma të ndryshme edhe në Shqipëri. Rama është njohur si agjitator e propagandist dhe zero shtetar. Kështu që zanati i tij është të bëjë zhurmë e të sajojë gjëra të paqena.
Për cilindo shqiptar nuk duhet harruar se kryeaventura e Ramës mbetet marrëdhënia jo miqësore e tij me SHBA-në.











Comments