top of page

DEA, “investitori” i vetëm i huaj që solli Rama

  • Writer: Glob News
    Glob News
  • Mar 7, 2018
  • 2 min read

Ardhja e Agjencisë Amerikane të Anti drogës (DEA) në Shqipëri për të hetuar 613 kg kokainë të kapur në Portin e Durrësit dëshmon se itinerari i drogës nga Kulumbia ka si destinacion brigjet qeveritare. Edi Rama ka meritën që si “investitor” të vetëm të huaj në Shqipëri të sjellë DEA, e cila në historikun e saj ka dëshmuar se zbarkon bash aty ku kontenierët me drogë mbushen nga qeveritë

Nga Gazeta 55

“Që pas kapjes së sasisë rekord prej 613 kg kokainë, drejtoria e doganave dhe policia kufitare në Durrës kanë urdhëruar që çdo kontenier të kalojë kontrollin e skanerit. Ndërkohë thuhet se masat po monitorohen nga ekspertë të huaj të luftës kundër narkotikeve”, raporton gazetari i Top Channel, Eni Ferhati. Një makinë me mbishkrimin “Policia” qëndron e parkuar pranë degës doganore brenda rrethimit të portit. Në automjetin e policisë dallohet qartë i stampuar edhe flamuri amerikan. Sipas burimeve konfidenciale, dy agjentë të DEA-s kanë mbërritur nga Greqia në portin më të madh shqiptar ku po inspektojnë të gjitha procedurat që ndiqen nga autoritetet në kontrollin e mallrave. Ndërkohë, kalimi i çdo kamioni dhe kontenieri në skaner dhe jo me përzgjedhje ka shkaktuar radhë të gjata në port. Qindra konteniere të tjerë, qëndrojnë në kalatë, në pritje për tu kontrolluar dhe tërhequr nga firmat që i kanë porositur. Sipas kompanisë “Panjiva” me seli në Nju Jorke cila analizon të dhënat e tregtisë globale, firma “Arbri Garden ” që kishte porositur kontenierin ku u gjetën 613 kg kokainë, ka marrë në dorëzim në total 97 dërgesa të tjera nga Amerika Latine. (Marr nga Top Channel)

Kokaina në Durrës, Krimet e Rënda letër porosi homologëve italianë për kontenierin e bananeve/Prokuroria për Krimet e Rënda i dërgon letër porosi Prokurorisë së Livornos për drogën e kapur në Portin e Durrësit. Hetuesit kërkojnë nga autoritete italiane të njihen me praktikën e ndjekur për kontrollin e kontenierit, në portin e Livornos pasi kane dyshime mbi dokumentacionin që shoqëronte mallin. Hetuesit kanë dyshime se, dokumentacioni që është paraqitur në doganën shqiptare është dorëzuar për të shmangur procedurën e kontrollit të kontenierit ku fshihej sasia prej 613 kg kokainë.

 
 
 

Comentarios


Liqeni Artificial i Tiranës, Tiranë, Albania

  • Facebook
  • Twitter
  • LinkedIn

©2017 by Globnews.Al. Proudly created with Wix.com

bottom of page