top of page

Qeveria e “Rilindjes” e varfëroi Shqipërinë dhe e bëri “Kolumbi” në zemër të Europës

  • Writer: Glob News
    Glob News
  • Mar 6, 2018
  • 7 min read

Nga Nga Sejdi PekaNë qoftë se deri sot kjo qeveri duhej rrëzuar, sot kjo qeveri duhet përmbysur. Kjo qeveri antikombëtare, çdo ditë që mban pushtetin me mjete të dhunës dhe violencës, përbën një rrezik për lirinë dhe demokracinë, është një rrezik kombëtar me pasoja të pallogaritshme për Shqipërinë dhe të gjithë rajonin dhe kjo duhet ndaluar.Romela Begaj, peshëngritësja shqiptare me famë botërore, do të shprehej në kulmin e dëshpërimit për agjencitë e huaja të informimit se,”kam lindur në një vend që nuk ka shtet”. Dhe ky vend është Shqipëria jonë e vuajtur shumë, që me qeverisjen e kokëboshe të Edvin Ramës u kthye në një shtet oligarkësh, ku pasuria kombëtare është në duart e 1% të popullsisë. Pjesa tjetër që mundet të quhet si shtresa e mesme, po shkrihet drejt shtresës së varfër ose po emigron në një eksod masiv drejt të panjohurës. Një shoqëri e polarizuar në këtë mënyrë, në një shtet të kriminalizuar, pasojat janë shumë të rënda, ku qytetari nuk ka asgjë të sigurt. Shteti nuk është në shërbim të qytetarit, por në konflikt me popullin dhe në shërbim të oligarkëve të pushtetit. Paratë e taksa paguesve shqiptarë vidhen nga qeveria ditën për diell, ndërkohë taksat e rënda po ja marrin shpirtin qytetarit. Është me të vërtetë e trishtuar, që Shqipëria si vendi i kultivimit dhe trafikimit të drogës, është e varfër deri në dhimbje, ashtu siç është i varfër Afganistani dhe Kolumbia. Edvin Rama duhet të përgjigjet përpara popullit shqiptar dhe historisë që e orientoj Shqipërinë në këtë ditë zezë. Nuk ishte e rastit që Prokurori i antimafies italiane që bëri një vizitë zyrtare në Shqipëri ditët e fundit në përpjekje për të ndaluar sa të jetë e mundur depërtimin e qindra tonelatave drogë nga Shqipëria në drejtim të Italisë, do të deklaronte se “këtu mafia është e lidhur me politikën”. Kushdo që ka patur durimin të dëgjojë Edvin Ramën në emisionin e Chenell One të gjithë diskursin e tij dëgjoje në çdo frazë fjalët, “se kam thënë, se kam bërë, nuk është e vërtetë”. Edvin Rama, në mënyrën më kategorike mohoj se në Shqipëri mundet të ketë “mafie”. Sipas tij prokurori64-vjeçar i antimafias italiane po mashtron!. Ai mohoi gjithashtu në pyetjen e gazetarit se,”Shqipëria po zbrazet”.-Jo-,deklaroj i sëmuri psikik i Partisë Socialiste,-Shqipëria nuk po zbrazet-. Po duket hapur se kryemafiozi i gjithë kësaj katrahure politike, ekonomike dhe sociale, është vet Edvin Kristaqi. A thua vallë shqiptarët janë budallepsur në shkallën e tij të insufiqencës psiqike?. A thua vallë se shqiptarët s’e kanë parë Edvinin në çdo orë të ditës dhe të mbrëmjes duke zënë ekranet e TV me atë kokë stërmadhe,duke mashtruar dhe premtuar, anipse të gjitha ishin gënjeshtra, por ishte parimi bolshevik se “duke gënjyer diçka do të mbetet”. Më bëni nuse, pa di unë si të nusëroj”, lutej i sëmuri psiqik i “Rilindjes”në fushatat elektorale. Dhe kjo “nuse” lemerisi jo vetëm Shqipërinë si një shëmtirë gorille,por lemerisi të gjithë Europën. Lemerisi Shqipërinë, se sapo mori pushtetin,akoma viti pa u mbushur, ekonomia mori të tatëpjetën e frikshme. Borxhi publik u rrit në mënyrën më të tmerrshme. Ishte rruga e hajdutërisë e një klike kriminale. Të ashtuquajturat “reforma”,goditët në radhën e parë bizneset dhe shtresat në nevojë. Taksa progresive,që zëvendësoj taksën e sheshtë që kishte aplikuar qeveria e Partisë Demokratike,e kthej vendin në një shtet policorë. Mijra biznese të vogla që njerëzit ushqenin familjet e tyre me aq sa mundeshin u mbyllën dhe “Rilindja”këtë e quajti si sukses të luftës kundër “informalitetit”. Ato 300 mijë vende të premtuara në mandatin e parë të qeverisjes,rezultuan gënjeshtra,përkundrazi më shumë se 400 mijë shqiptarë morën rrugët e mërgimit në një eksod biblik të pa parë në qeverisjen e “Rilindjes”.Në këtë dimër të acartë,ku shumica e shqiptareve të varfër nuk e kishin bukën e gojës për fëmijët e tyre që shkonin të uritur në shkollë,bandat e OSHEE u prisnin energjinë elektrike që ata njerëz të mjerë duhej që të paguanin,por me çfarë të paguajnë?. Dhe kafshatën e gojës e dorëzojnë atje në zyrat e OSHEE. Njerëz të pa punë,në mjerim. Kjo është pamja e Shqipërisë sot në këtë qeverisjen e mbrapsht të Edvin Ramës. Sikur të mos mjaftonte papunësia dhe taksat e larta, Edvini u ka prerë edhe ndihmë ekonomike sa për të mbajtur frymën gjallë 20 mijë familjeve në të gjithë Shqipërinë,duke shtuar edhe më tej varfërinë dhe mjerimin. INSTAT,është kthyer në një megafon me gënjeshtra në presionin e qeverisë. Dhe qeveria i referohet kësaj agjencie të fabrikimit të gënjeshtarëve të një kuzhine bolshevike,me krahasime të tilla siç bënte Enver Hoxha duke krahasuar me % të improvizuara vitin 1938 të kohës së Zogut. Duke ju referuar institucioneve ndërkombëtare që monitorojnë Shqipërinë në proceset demokratike,shifrat janë alarmante. Shqipëria si Kolumbia, vendi i kultivimit dhe trafikimit të lëndëve narkotike;shteti i kapur nga krimi dhe korrupsioni që zënë vendin e parë në botë;Shqipëria vendi me numrin më të madh të burgosurve në botë krahasuar me numrin e popullsisë; Shqipëria me numrin më të madh të azilanteve në Europë duke ja kaluar Sirisë dhe Afganistanit që janë në luftë;Shqipëria vendi më i varfër në Europë që krahasohet me vendet më të varfra të Afrikës;Shqipëria vendi ku shpresa për të jetuar në këtë vend ka humbur dhe 56%të popullsisë që akoma kanë mbetur pa emigruar,kërkojnë të largohen nga Shqipëria si nga një tokë e mallkuar. Dhe ky është Atdheu i im që të zë trishtimi. Kemi një Kryeministër që ka luajtur nga fiqiri përfundimisht. E quan “sukses të madh të policisë dhe hetimit doganor”dhe se paska bërë jehonë edhe në takimin e Sofjes të kryeministrave të Ballkanit Perëndimor, kapja e më shumë se 6 kv kokainë dhe në këtë mënyrë ashtu si e kemi nisur dhe bitisur edhe një hap jemi larg negociatave për anëtarësim në BE.-Po të rëntë pika more Beu i ynë,-shkruante Çajupi me shumë se një shekull më parë. Çdo shqiptarë,sado i pa informuar që të jetë,e ka kuptuar gënjeshtrën e madhe. Fakti se kontenieri që u kap në Maminas,është ankoruar edhe 97 herë të tjera në Portin e Durrësit që vinte me destinacion nga Kolumbia i ngarkuar gjoja me “banane”,ai ka qenë i ngarkuar edhe me Kokainë. Nuk mundet që “bosët e drogës”të bëjnë eksperimentin e parë me transportin e një vlere 180 milion Euro në drejtim të Shqipërisë,pa bërë edhe transporte të tjera që kanë rezultuar të suksesshme në një shtet pa shtet si Shqipëria. Sipas një llogaritje aproksimative që quhet në matematikë, polica në rastet me të suksesshme,mundet të realizojë kapjen vetëm të 10%të trafikimit të lëndëve narkotike në Europë,ku ka një polici shumë më të aftë nga ana profesionale,se kjo vlerë e konsiderueshme është e siguruar me kapacitete fizike dhe financiare të pa besueshme. Po në Shqipërinë tonë,ku policia dhe prokuroria e ka “frerin në gojë”nga politika,gjërat ndryshojnë për keq dhe shumë keq. Në rastin konkret,me siguri absolute, ky kontenier ka transportuar për në Shqipëri të paktën hiq më pak drogë Kokaine me një vlerë prej 1800 milion Euro. Po si është e mundur vallë,që policia italiane hetoj për 4 vite me radhë grupin kriminal të trafikimit të lëndëve narkotike të Habiljave dhe Sajmir Tahirit, “të ministrit të brendshëm më të suksesshëm” të Edvin Ramës,i la të livadhisin në parat e pista të drogës deri kur u ekspozua i gjithë grupi kriminal dhe policia jonë,me një mediokritet të imponuar nga Edvin Rama, nuk priti të hetonte destinacionin e kokainës,personat që ishin të përfshirë në këtë vepër kriminale të lidhur me politikën,përpunimin e drogës dhe destinacionin për në Europën Perëndimore. I alarmuar nga informacionet që vinin nga Ushtria Kolumbiane dhe DEA për mbërritjen e kontejnerit me Kokainë,për të fshehur si struci afrikan kokën e tij zullumqare,Edvin Rama dha urdhër për të arrestuar në flagrancë shoferin dhe ndihmësin e tij, që me shumë gjasa nuk kishin asnjë dijeni për ngarkesën me Kokainë që ishte salduar në shasinë e kontenierit. Ata me shumë gjasa nuk kanë asnjë dijeni për personat në qeveri që ishin garant të transportit dhe të përpunimit të Kokainës e destinuar për në Europën Perëndimore. Po pse vallë Kokaina në kontenier nuk ndaloj në Itali që bosët e drogës e kishin më afër tregun europian, por erdhën në Shqipëri?Përgjigja është mjaft e thjeshtë, se qeveria kanabiste e Edvin Ramës ishte bërë garante e Kokainës si një shtrat i ngrohtë ku shteti nuk ekziston,i përvetësimit të milionave Euro për xhepat e pa ngopur të Edvin Ramës dhe oligarkëve të tij. Vetëm me një rrugë të këtij kontenieri me Kokainë me vlerën e 180 milion Euro, Edvin Rama do të blinte disa herë votat e shqiptareve të varfër,do t’i vinte këmbën në fyt demokracisë në Shqipëri dhe kjo duhet ndaluar. Në një raport të ditëve të fundit të Grupit Ndërkombëtar që monitoron kultivimin dhe trafikimin e lëndëve narkotike në botë theksohet se, “Shqipëria është furnizuesi kryesor i drogës për vendet e BE”.Dhe të presim më pastaj se Europa do të na pranojë në gjirin e sajë me këtë qeveri me korrupsionin më të lartë në botë. Europa në të vërtetë po i thotë Edvin Ramës, “prit gomarë që të mbijë barë”.Populli shqiptarë po varfërohet për çdo ditë nga rinia, pjesa vitale e kombit që ka marrë rrugët e mërgimit,pjesa e popullsisë që e ndjen dhimbjen. Shqipëria po mplaket. Edvin Rama e don Shqipërinë kështu të zbrazur më lehtë për t’a sunduar,në linjën e Enver Hoxhës se, “nuk e donte Kosovën,se kështu më lehtë do të sundonte Shqipërinë”. Kush i thotë vetës shqiptarë,sot o kurrë,Atdheu është në rrezik,është në zgripin e ekzistencës. Shqiptarët duhet të qëndrojnë dhe të mos largohen nga Shqipëria nga një klikë bolshevike që ka uzurpuar pushtetin. Po shihet çartë se me zgjedhje të blera dhe të manipuluara, Edvin Rama nuk bie nga pushteti. Opozita duhet që të kërkojë ndihmën e SHBA si garante e lirisë dhe demokracisë, e popujve të shtypur në botë. Kjo qeveri e korruptuar dhe e kriminalizuar e Edvin Ramës duhet përmbysur me çdo kusht se është në konflikt me popullin. Edhe socialistët shqiptarë,të gjithë ata që aspirojnë për një forcë politike të modelit europian duhet të ngrihen,të mos bëhen palë me atë që quhet tradhti kombëtare.

 
 
 

Comments


Liqeni Artificial i Tiranës, Tiranë, Albania

  • Facebook
  • Twitter
  • LinkedIn

©2017 by Globnews.Al. Proudly created with Wix.com

bottom of page