top of page

Astrit Patozi me parti të re

  • Writer: Glob News
    Glob News
  • Mar 4, 2018
  • 2 min read

Lëvizja e Astrit Patozit kundër Lulzim Bashës do të vijojë brenda Partisë Demokratike. Ai tha në Top Story se ka një alternativë të brendshme në PD, që sipas tij e bën partinë më përfaqësuese. “Unë bashkë me kundërshtarët e Lulzim Bashës dhe këtë fluks demokratësh janë shumë më tepër sesa të përjashtuarit nga lista për deputetë. Kush hap debatin e listës do ta fshehë problemin”, deklaroi ai. Sipas Patozit përçarja e partisë shmanget duke njohur kritikët si alternativë dhe testimi i kësaj alternative. “Që ne të vazhdojmë bashkë, që kjo parti të mos shkërmoqet, duhet që Basha ta njohë si alternativë dhe ta njohë sesa vlen. Ne mendojmë se sot jemi shumica, mund të jemi gabim, por duhet të provohet. Por, alternativa “Basha” është e dështuar dhe kjo është e provuar.Ne do t’i imponohemi z.Basha dhe kujto tjetër. Nëse dikush ka diçka në dorë brenda PD-së duhet të reagojë. Pra njeriu merr përgjegjësi. Ne do të imponohemi nga ana jonë. Ne do të krijojmë një platformë që do t’ua prezantojmë demokratëve ” -tha Patozi. Patozi akuzoi Bashën se po kopjon në mënyrën më të keqe Sali Berishën. “Po flasim për një njeri që nuk ka as cilësitë minimale të zotit Berisha dhe kopjon në mënyrën më të keqe të metat e zotit Berisha”, tha ai. Më tej Patozi foli edhe mbi përdorimin që i bëri kodit zgjedhor Basha: “Kodi Zgjedhor aktual nuk e lejon kryetarin të përdorë kodin zgjedhor për t’u bërë mbret. Më shumë se Rama që ishte në pushtet ai ia lejonte vetes të ekzagjeronte. Ky bëri thagmën, e teproi më shumë se të tjerët. Pse ligji ia kishte fajin që e bëri brenda natës listën?- përfundoi ai. Në “Top Story” Patozi u pyet nëse e ka menduar ndonjë ditë krijimin e një partie të re bashkë me mendimin ndryshe brenda PD-së dhe ai u përgjigj: “Jo .Qëllimi jonë është jovetëm ringritja e PD-së por edhe ringritja e Shqipërisë”- tha Patozi.

 
 
 

Comments


Liqeni Artificial i Tiranës, Tiranë, Albania

  • Facebook
  • Twitter
  • LinkedIn

©2017 by Globnews.Al. Proudly created with Wix.com

bottom of page