top of page

Nazarko: Rama do të ishte mirë ta bënte edhe diktatorin. Unë jam vet me diktatorin e ndritur

  • Writer: Glob News
    Glob News
  • Mar 2, 2018
  • 1 min read

Eshtë rritur në internim, por është njeriu që kërkon publikisht diktaturën dhe Ramën, dictator. A mund të jetë më shumë se psikopat Shpëtim Nazarko? I ftuar në “360 Gradë” në Ora News, thotë se Shqipëria është një shtet në anarki dhe është dakord me diktatorët e ndritur për të ndërtuar shtetin. Nazarko: Unë besoj që do të ishte mirë ta bënte edhe diktatorin. Unë jam vet me diktatorin e ndritur. Formimi i shtetit kalon në gjysmë-diktatorllëkut. Në Greqinë e Lashtë nuk ka pasur demokraci ka pasur diktatorë të ndritur që kanë themeluar një shtet. Zheji: I ka Rama kualitetet për të bërë diktatorin e ndritur? Nazarko: Nuk e di! Nuk jam dakord që kemi regjim. Kemi ende pasoja e regjimit të 45-90. U la një vend pa pronë private. Të gjitha nuk mund të bëhen pa një dorë të fortë.

 
 
 

Comments


Liqeni Artificial i Tiranës, Tiranë, Albania

  • Facebook
  • Twitter
  • LinkedIn

©2017 by Globnews.Al. Proudly created with Wix.com

bottom of page