Bie borë dhe drogë
- Glob News
- Mar 2, 2018
- 5 min read
Nga Gazeta 55Punët e drogës po shkojnë fjollë! 614 kg kokainë, 5 ton kanabis në Itali dhe 500 kg kanabis në Greqi nga Shqipëria vetëm në harkun kohor te 24 orëve te fundit. Rrëzimi i Noriegës Edi Rama po shndërrohet në një emergjencë ndërkombëtare!Nuk ka të ndalur droga shqiptare. Pas 613 kilogramëve kokainë të kapur në portin e Durrësit, ditën e djeshme një tjetër sasi rekord prej 5 tonë kanabis që vinte nga Shqipëria është kapur në brigjet e Italisë nga agjentët e Guardia Di Finanza. Prokurori italian i anti-mafias, Nicola Gratteri doli përpara medias për të lajmëruar arrestimin e 25 personave, që kanë trafikuar pesë ton hashash nga Shqipëria drejt Italisë. Prokurori Italian teksa foli për operacionin theksoi se mafia është në gjendje që të manipulojë edhe proceset zgjedhore. Operacionet e ditëpasditshme të partnerëve tanë po tregojnë se vendi ynë tashmë është kthyer në një magazinë droge, ndërkohë që kryeministri i vendit nuk flet asnjë fjalë. Me Edi Ramën Shqipëria u bë sera më e madhe e drogës në Europë, sepse Shqipëria nuk ofron më siguri, por mbrojtje dhe pasurim për krimin e organizuar që trafikon lëndë narkotike e armë për pushtetarët e lidhur me të. Sasia rekord e kapur sërish ditën e djeshme në Itali tregon fytyrën e vërtetë të qeverisë Rama. Një qeveri që lufton për t’u siguruar garanci kriminelëve dhe që përndjek qytetarët e vetTjetër sasi rekord droge, në Itali kapen 5 ton kanabis që vinte nga Shqipëria- Mafia kalabreze Ndragheta bashkëpunon me trafikantët shqiptarë të drogës Media italiane njoftoi se 25 të arrestuar është bilanci i një operacioni të madh në policor në Itali që ka çmontuar një rrjet trafiku droge nga Shqipëria, i cili po trafikonte 5 tonë marihuanë. Agjentët e Guardia Di Finanza të njësisë ekonomiko-financiare në Catanzaro, në bashkëpunim me Shërbimin Qendror të Hetimit të Krimit të Organizuar në Romës kryen arrestimin e 25 personave duke përfshirë edhe tre persona që dyshohet se janë shefat e tyre. Detajet e operacionit u dhanë gjatë një konferencë shtypi të GdF, Prokurorisë së Catanazaro, Nikola Gratteri. Zv.prokurorit Giovani Bombardier dhe komandantit të provincës. Operacioni “Stammer 2-Melina” shkatërroi një organizatë kriminale në Calabri duke sjellë 25 të arrestuar, përfshirë edhe tre udhëheqësit e bandës, përgjegjës për importimin e 5 tonëve marihuanë nga Shqipëria. Në tërësi janë 46 persona në hetim. Shqiptarët e arrestuar dhe ata nën hetim janë si më poshtë. Rezulton se nuk janë ata kapot e rrjetit, por kalabrezët famëkeqe me pseudonime e nofka, të arrestuar. Operacioni që nisi në orët e para të mëngjesit është ende në vazhdim në një pjesë të madhe të Italisë, ku po ekzekutohen urdhrat e arrestit lëshuar nga Gjykata e Catanzaro për të neutralizuar një organizatë kriminale degëzim i Ndragheta e aftë për të importuar tonelata me marihuanë nga Shqipëria. Operacioni i quajtur “Stammer 2-Melina”përfaqëson kulmin e operacioneve të kryera nga GdF dhe Policia Ekonomiko-Financiare e Catanzaro me mbështetjen e strukturave të larta në Romë që çoi në arrestimin e 25 personave, 18 në pranga dhe 7 në arrest në shtëpie dhe që po heton trafikun ndërkombëtar të lëndëve narkotike në Calabria-Puglia-Sicilia-Lazio, Toscana, Lombardia nga Shqipëria. Hetimet kanë treguar se si italianë kanë hyrë në biznes me trafikantët shqiptarë, ortakë mjaft efikase në trafik dhe të provuar e që konsiderohen prodhuesi e marihuanës në kontinent, me baza logjistike thuajse në të gjithë Evropën. Hetimi ka treguar një organizim jashtëzakonisht kompleks të një marrëveshjeje kriminale midis tyre. Ndër elementët më të shquar që kanë rënë në rrjetën e GdF spikasin tre kapot e kalibrit si Anello Roço, bosi i padiskutueshëm i Filadelfia; Fiare Francesko, alias “dottore” di San Gregorio d’Ippona dhe Franze Giovanni , Pittito Pasquale, Prostamo Antonio dhe Mancuso Domenico. Policia italiane ka publikuar emrat e 3 shqiptarëve ndër 25 të arrestuarve të një operacioni të madh policor që çoi në kapjen e 5 tonëve kanabis që vinin nga Shqipëria dhe u sekuestruan në Catanzaro. Mësohet se 46 persona janë nën hetim. Shqiptarët e arrestuar sot janë: Indrit Buja, alias Andrea, shqiptar, Elvis Hajdini, 25 vjeç, nga Vlora. Shefik Muho nga Vlora. Shqiptarët nën hetim që në fillimet e këtij operacioni: Vladimir Leskaj, 51 vjeç nga Vlora, Adrian Licaj, 51 vjeç, shqiptar, Vilson Nelaj, 32 vjeç, shqiptar, Astrit Paskali, 45 vjeç, shqiptar, Alban Sinani, 35 vjeç, shqiptar, Gentian Sulejmani, 41 vjeç, shqiptar, Luan Tahiraj, 39 vjeç, shqiptar.12 të arrestuar për trafik droge nga Saranda në Greqi e 4 në kërkim/ Policia e Sarandës në bashkëpunim me Prokurorinë e Sarandës, kanë ndjekur një hetim proaktiv prej disa kohësh, për goditjen e një grupi kriminal në fushën e narkotikëve, të cilën e kanë finalizuar me sukses. Në kuadër të këtij hetimi proaktiv Policia e Sarandës së bashku me Prokurorinë Sarandë dhe në bashkëpunim me Forcën Operacionale të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit, DVP. Gjirokastër, dhe Policinë Kufitare Sarandë, kanë zhvilluar një operacion të koduar ”Piramida”, ku si rezultat kanë kapur dhe arrestuar shtetasit: Altin Sakaj, 36 vjeç, banues në fshatin Vrinë, Konispol, (i cili është kapur në flagrancë me mjetin me targa AA 931 IK, duke transportuar 18 kg lëndë narkotike kanabis). Ajaz Lile, 21 vjeç, banues në fshatin Shalës, Konispol, (i dënuar më parë për trafik të lëndëve narkotike i ndaluar me pseudonimin “babi”, si organizator i grupit). Armando Koçiu, 29 vjeç, banues në Sarandë, (organizonte punën për gjetjen e lendës narkotike). Afron Halili, 22 vjeç, banues në fshatin Ninat, Konispol, (bënte magazinimin e lëndës narkotike). Kastriot Muka, 32 vjeç, banues në Tepelenë, (posedues i lëndës narkotike). Enea Duro, 22 vjeç, banues në Sarandë, (transportues i lëndës narkotike). Marjo Zybo, 28 vjeç, banues në Sarandë, (transportues i lëndës narkotike). Fatjon Dule, 25 vjeç, banues në Konispol, (transportues i lëndës narkotike). Emilio Mehmeti, 28 vjeç, banues në Sarandë, (kontrollues i rrugës nga do kalonte lënda narkotike). Tori Ruci, 42 vjeç, banues në Sarandë, (financues për blerjen e lëndës narkotike). Eristjan Bejko, 21 vjeç, banues në Gjirokastër, (magazinues i lëndës narkotike). Osman Halili, 52 vjeç, banues në fshatin Ninat, Konispol, (ruante ambientin ku magazinohej lënda narkotike). Si dhe u bë shpallja në kërkim i shtetasve: E.V., transportues i lëndës narkotike nga fshati Shalës në drejtim të kufirit të gjelbër. R.H., transportues i lëndës narkotike nga fshati Shalës në drejtim të kufirit të gjelbër. F.(D.).D., transportues nga kufiri i Gjelbër drejt shtetasit Grek. M.D., kontrollues i rrugës për kalimin e lëndës narkotike. Shtetasit e mësipërm në mënyrë periodike, sipas një zinxhiri funksional të dyshuar kriminal, kanë organizuar transportin e lëndës narkotike nga rrethet Tepelenë dhe Gjirokastër në drejtim të zonave kufitare të Bashkisë Konispol, të cilën e magazinonin në disa ambiente në zonën pranë kufirit e më pas organizonin trafikimin e saj drejt shtetit Grek tek persona për të cilët po zhvillohen hetime. Nga hetimet e kryera ka rezultuar se këta shtetas në periudha të ndryshme kohore kanë trafikuar lëndë narkotike kanabisi drejtim shtetit Grek., në bashkëpunim me të tjerë shtetas të cilët janë kapur e ndaluar në shtetin Grek më datë 30.01.2018, si dhe në të tjera raste për të cilat për arsye hetimi nuk bëhen të ditura. Policia ka sekuestruar në cilësinë e provës materiale: 9 automjete ndër to 5 mjete luksi, lëndë narkotike kanabisi dhe 21 aparate celular. Shtetasit e mësipërm akuzohen për veprat penale ”Grup i strukturuar kriminal” dhe ”Trafikimi i lëndëve narkotikëve”, të parashikuar nga neni 333/a dhe 283/a/2 të Kodit Penal sikur roli në filmin tjetër për të cilin po flet Rama është gjetur, pasi, nëse çështja e hashashit është mbyllur (gjë që duhet vërtetuar në fund të këtij viti), ajo e filmit ‘Kokaina’ sapo ka filluar xhirimet.

Comments