top of page

Shifrat e INSTAT qesharake, punësimi rritet mbi moshën 64-vjeçare

  • Writer: Glob News
    Glob News
  • Feb 28, 2018
  • 3 min read

Basha.

Shifrat qesharake, punësimi rritet mbi moshën 64-vjeçare

T’ju pyes të 7 ju gazetarë të nderuar që jeni këtu. Ka ndonjëri prej jush shpjegim sesi punësimi në tre mujorin e tretë të vitit të kaluar rritet vetëm te kategoria e mbi 64-vjeçarëve. Sepse as në shkencat ekonomike, as në vlerësimin që i bëjmë ne, gjendjes në terren, nuk shohim 64-vjeçarë të punësuar. Përkundrazi ankesat kryesore janë që mbi 45-50 vjeç nuk gjen punë, por INSTAT ka deklaruar se shumica e atyre që janë të punësuar janë mbi 64 vjeç. Dhe së fundi efektet sociale që përbëhen nga dy aspekte. Vetë INSTAT e pranon që familjet shqiptare kanë ulur shpenzimet ushqimore. Kjo tregon varfërinë e thelluar, ndërkohë që janë të detyruar të rrisin shpenzimet arsimore për rritjen e tarifave të universiteteve dhe kostot e tjera të shtuara të arsimit publik. Kjo ka sjellë një rritje të pabarazisë me 90% të popullsisë gjatë një viti që ka mbetur në vendnumëro ose është zhytur në varfëri. Dhe është në këtë sfond që qeveria vendos të heqë edhe 20 mijë të tjerë nga ndihma ekonomike, pa asnjë shpjegim. Kjo pra është gjendja e vendit që denoncon më mirë sesa unë, sesa opozita madje dhe sesa ju, pasojat e në qeverie pa asnjë politikë dhe prioritet të vërtetë ekonomik.

Prioritet i vetëm ka qenë ta bënte Shqipërinë zonë të lirë të krimit. Në 2016 e mbolli me hashash, në 2017 përdori paratë e hashashit për të shkatërruar proçesin politik dhe po kështu në 2017 me infrastrukturën dhe paratë e hashashit ka kaluar në heroinë, kokainë dhe kapjen e sektorëve të ekonomisë, me prioritet, ndërtimin, turizmin, menaxhimin e mbetjeve. Në strukturën ekonomike pavarësisht se këto po ndodhin me paratë e drogës, po dëmtojnë dhe po shkatërrojnë të sotmen dhe të nesërmen e shqiptarëve. Të marrim dy shembuj. Këto ndërtime nuk janë gjë tjetër veçse piramida droge. Çfarë roli do të kenë këto nesër pasnesër në ekonomi. Si do të kontribuojnë për të krijuar vende të reja pune? Nuk munden, sepse roli i tyre i vetëm është të pastrojnë milionat e drogës. PPP (partneritet publik, privat) në fakt janë borxh i fshehur, bëhen për të pastruar paratë e drogës, bëhen për të shpërdoruar dhe vjedhur paratë e taksapaguesve siç është rasti i inceneratorëve që është rasti unik, ku çdo televizion dhe çdo gazetari i çensurohet lajmi, sepse Arben Ahmetaj, Edi Rama dhe Klodian Zoto operojnë një fond të veçantë për të çensuruar lajmin për inceneratorët në çdo media dhe madje vendosim një bast sot, se cilat nga mediat do ta transmetojnë këtë pjesë të denoncimit tim. Por për këtë çështje do të kemi më shumë informacion në ditët në vijim, dhe përmes kësaj të rrisë dhe të thellojë borxhin publik të Shqipërisë.

Konçesionet dhe PPP-të janë mënyrë e fshehur për të rritur borxhin

Unë e kam bërë këtë problem prezent, e kam denoncuar para FMN-së, e cila ka bërë reagimet e saj të para. Pres nga ata dhe institucionet e tjera reagime të forta në këtë drejtim, veçanërisht nga ata që janë gardianët e nivelit të borxhit publik. Borxhi publik i Shqipërisë po rritet në mënyrë marramendëse dhe sekrete nga PPP-të dhe nga konçesionet korruptive. Këto janë çështjet që po denoncojmë sot. Tani ia jap fjalën znj. Nurja, e cila do t’jua bëjë të qarta përmes prezantimit dhe grafikëve, ju dhe qytetarëve të interesuar që na ndjekin, duke e mbyllur me këtë konstatim dhe bindje të thellë prezantimin tim paraprak: të gjitha këto tregojnë nga njëra anë që ekonomia shqiptare është në prag të një katastrofë që, nëse nuk shmanget sot, do të ketë për efekt zhdukjen e mijëra, mijëra, vendeve të tjera të punës dhe rritjen e plagës sociale, që do të çojë edhe më shumë në rritjen e emigracionit. Por nga ana tjetër, kjo është një thirrje drejtuar të gjithë faktorëve shoqërore.

E zhveshur nga interesi imediat politik i opozitës para kësaj qeverie apo kësaj bande quajeni si të doni. Kemi nevojë për një transformim të thellë ekonomik. Kemi nevojë për një transformim dhe ndryshim të thellë ekonomik, i cili mund të vijë vetëm përmes çlirimit të tregjeve, luftës ndaj monopoleve, luftës ndaj oligarkëve dhe oligopoleve dhe kur them luftë e kam fjalën për masa të forta ligjore dhe zbatimin e tyre dhe sektorëve të tjerë. Integrimin e ekonomisë tonë që sot është totalisht e shkëputur nga rajoni, nga rajoni e jo më nga Europa, përmirësimi i teknologjisë që ka mbetur në vend numëro prej më shumë se gjysëm dekade dhe thithjes së investimeve të huaja. Siç e kuptoni të gjitha këto, të cilat janë të domosdoshme për transformimin e ekonomisë tonë kombëtare nuk mund të bëhen pa një transformim të thellë politik. Por këtu dua të ndaloj para se të kaloj në tema të tjera, para se të marrim vëmendjen tuaj për çështje të tjera, me qëllim që të bëjmë një analizë më të detajuar të problemeve kryesore që paraqita para jush.

 
 
 

Comments


Liqeni Artificial i Tiranës, Tiranë, Albania

  • Facebook
  • Twitter
  • LinkedIn

©2017 by Globnews.Al. Proudly created with Wix.com

bottom of page