Vuajtjet e shqiptarëve-Në Elbasan i heqin ndihmën ekonomike sepse mbledh kënaçe
- Glob News
- Feb 27, 2018
- 2 min read
Reforma me ndihmën ekonomike ka përfshirë edhe bashkinë e Elbasanit. Mbi 400 familje së fundmi nuk trajtohen me ndihmë ekonomike ndërsa arsyet e largimit janë nga më të ndryshmet, shpesh edhe absurde. Një rast i tillë është edhe kryefamiljari Taulant Lushnjani nga qyteti i Elbasanit. Prej dy muajsh ai thotë se nuk merr ndihmë ekonomike pasi e akuzojnë si abuzues, sepse është i vetëpunësuar. prej katër vitesh, 41-vjeçari tha se për të siguruar bukën e fëmijëve të tij, detyrohet të mbledhë kënaçe, pavarësisht se është ditë apo natë. Ai duhet të jetë edhe nënë edhe baba për dy fëmijët e tij sepse bashkëshortja ka vdekur që pas lindjes së vajzës ndërsa jeton në një hyrje pallati në një shtëpi që nuk është e tija, duke e ndarë me motrën. “Ndihma ekonomike është hequr që në janar 2018. argumenti ka qenë se unë jam i vetëpunësuar duke mbledhur kënaçe dhe bidona dhe quhem abuzues dhe nuk jam përfitues i kësaj ndihme. Zgjidhje tjetër nuk kam. punoj me lokalet që kam në Elbasan. shtëpi nuk kam, jetoj në shtëpinë e prindërve. Jam i pastrehë. E vetmja e ardhur është KEMP-i që merr djali dhe më të duhet të blejë medikamente. merakun e vetëm ka sigurimin e ushqimit ndërsa për të tjerat i ndihet borxhli fqinjëve. “Djali ka probleme, merr 10 mijë lekë në muaj. Kjo është e ardhura ime, vetëm për ta ushqyer. për gjëra të tjera jetike, veshmbathje, jo…Me anë të shokëve që më ndihmojnë, me veshmbathje… Sikur të mos mjaftonte kjo, ai pret me frikë nisjen e reformës së ujit. As vetë nuk e di sa është debitor, por ai është gati të shkojë në burg vetëm që shteti të kujdeset për fëmijët e tij.

Comments