Vettingu në Polici të nisë me arrestimin e Tahirit
- Glob News
- Feb 27, 2018
- 4 min read
Kryetari i Opozitës, Lulzim Basha ka shprehur mbështetjen e plotë për Vetingun në Policinë e Shtetit dhe ka propozuar që nëse qeveria e dëshiron vërtet këtë proces, atëherë le të shtojë në projektligj që Vetingu të fi llojë nga Ministri i Brendshëm, Drejtori i SHKÇBA-së, Drejtori i Pastrimit të Parave etj. Nga foltorja e Kuvendit, Basha propozon veting të thelluar, ndërsa thekson se ligjet kanë ekzistuar gjithmonë, por kryeministri dhe qeveria janë të zhytur në krim dhe të kapur nga krimi, ndaj nuk e dëshirojnë këtë proces. «Nuk është hera e parë që fl itet këtu për Veting. E treta herë në 5 vite që Rama fl et për Vetingun e Policisë. Ne nuk kemi asgjë kundër që të miratojmë të gjitha normat si një ligj, se nuk ka asnjë nga këto norma që nuk ekzistojnë në ligjet dhe rregulloret përkatëse. Të gjitha ekzistojnë, por nuk zbatohen. Siç nuk zbatohet Strategjia për luftën kundër krimit të organizuar, siç nuk zbatohet Strategjia për luftën kundër drogës. Nuk është problemi se Edi Rama, Saimir Tahiri dhe Fatmir Xhafaj nuk kanë pasur strategji dhe ligje. I kanë pasur të gjitha me bollëk dhe me tepri. Nuk ka vend në Ballkan që të ketë patur më shumë ligje dhe strategjira për luftën kundër krimit e drogës dhe mafi as sesa Shqipëria por nuk ka vend në Ballkan dhe Europë ku Kryeministrit dhe qeveria të jenë më të zhytur ën krim e të kapur nga krimi sesa Shqipëria. Nuk ka vend në Europë ta kthyer krimin dhe drogën në eksportin e saj kryesor sesa Shqipëria. Nuk ka vend në Evropë ku policia e tëra u kthye në organizatë kriminale në funksion të drogës dhe krimit me urdhër të ministrit të Brendshëm dhe mbështetjen e Kryeministrit sesa Shqipëria. Të gjithë e dimë si kemi ardhur këtu, jo për shkak të korrupsionit të policit roje ën Ersekë po për shkak të ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri të faktuar nga Antimafi a italiane si bashkëpunëtor i krimit të organizuar i trafi kut të drogës dhe armëve i zëvendësuar nga një person që përtej lustrimeve nuk i shpëton dot faktit se është denoncuar nga dy persona të gjallë dhe jo të vdekur si torturues në kohën e komunizmit në një çështje jo më pak se hetimi i disa të rinjve që kishin pirë një gotë kur vdiq Enver Hoxha. Një person që nuk ka përgjigje se pse si bashkëpunëtor i reformës në drejtësi, një gjyqtar mund ta largojmë nëse kapet i fotografuar me një person me rekorde kriminale kur vetë vëllai i ministrit të Brendshëm është i dënuar me vendim të formës së prerë në Bolonja, nga gjykata e Lartë e Italisë për trafi k heroine dhe i shpëton dënimit falë manipulimit të Kodit Penal dhe bredh i lirë dhe që të gjithë e dinë se është një nga faktorët kryesorë të narkotikes në qytetin e Vlorës. Ne kemi propozuar një zgjidhje. Nga ana teknike le t’i grupojmë këto rregulla, por këto rregulla janë një vrimë në ujë kur kërkohet Vetingu i policit roje në Ersekë dhe në krye të Ministrisë së Brendshme ka njerëz pa Veting me lidhje të dukshme dhe të padukshme me krimin e organizuar si ministri , zv.ministrat, drejtori i Pastrimit të Parave në Ministrinë e Financave e shumë drejtorë të tjerë. Kjo është dilema që duhet të zgjidhim sot. Doni ju Veting?! Përfshijeni amendamentin tonë, votojeni, që si pjesë e Vetingut të Policisë së Shtetit këtej e tutje të bëhet një Veting i thelluar i Ministrit të Brendshëm, i zv.ministrave të Brendshëm, i Drejtorit të SHKÇB-së, i Drejtorit të Pastrimit të parave dhe gjithë drejtorëve të tjerë të rëndësishëm që Edi Rama gjithë këto vite i ka kthyer në dasmën e krimit të organizuar.» Basha-Xhafës: Prano amendamentin e opozitës, Ministri i Brendshëm të jetë i pari që vetohet/ Replika të shumta janë bërë në Kuvend mes opozitës dhe mazhorancës në lidhje me ligjin e vettingut në polici. Në një replikë me ministrin e Brendshëm, kreu i PD-së, Lulzim Basha hodhi akuza direkte ndaj Fatmir Xhafës. “Fatmir, unë e kuptoj që ti shkollën e ke bërë në kohë të komunizmit, hetues ke qenë në Krujë në kohë të Enver Hoxhës, për hesap të Enver Hoxhës ke bërë hetime të tjera, harroje se mund të na impresionosh. Ti vetëm tregon që je pjesë e problemit, nuk mund të jesh kurrë pjesë e zgjidhjes. Lëri dërdëllimat! E ke fare të thjeshtë! Fut në ligj vettingun e Ministrit. Mos bëj si gardian i Kushtetutës, se ti ke shkelur Kushtetutën për të emëruar pa vetting Prokurorin e Përgjithshëm, pikërisht që të mbyllësh çështjen e vëllait tënd dhe të Saimir Tahirit. Ti ke ndryshuar Kodin e Procedurës Penale, që yt vëlla të mos ekstradohet. Eja këtu dhe jep përgjigje! Por nuk ke si të japësh përgjigje, se, njësoj si Saimir Tahiri, je vendosur aty Ministër i Brendshëm me cen, që të të kontrollojë kapobanda. (tregon nga vendi i Ramës) Natyrisht, nuk ta mohoj, edhe ti e kontrollon kapobandën, se të gjithë e dimë çfarë materialesh kompromentuese ke për të. Problem është se ky është sistemi mafi oz që të tha sot kryeprokurori i Antimafi as. Si do ta shembim ne këtë sistem mafi oz? Duke bërë vetting për policing roje në Ersekë e duke të lënë ty në krye të Ministrisë së Brendshme? A ka shqiptar që e beson se kështu do të luftohet mafi a, duke vënë fi gurat kryesore të mafi as për të bërë vettingun e policisë? Prandaj, as mos u skuq as mos u zverdh. Prano amendamentin e opozitës sot, Ministri i Brendshëm të jetë i pari që vettohet. Le ta votojmë bashkarisht këtu. Jepu një provë shqiptarëve si e paske me të vërtetë luftën kundër krimit. Jepu provën tjetër! Shko arresto paraardhësin tënd dhe jep llogari për tët vëlla pse gjezdis i lirë, kur është i dënuar për 8 vjet e dy muaj me vendim të formës së prerë për trafi k heroine. Pa bërë këto, as nuk impresionon njeri, as nuk i bën përshtypje njeriu ato që thua, por tregohesh se je pjesë e faqes së zezë dhe pengesës kryesore për Shqipërinë Europiane”, tha Basha

Comments