Rama u hoqi bukën e gojës mijëra familjeve duke i lënë pa asnjë ndihmë. Prokuroria të marrë të pande
- Glob News
- Feb 23, 2018
- 5 min read
Përjashtimi nga skema e ndihmës ekonomike në mënyrë të padrejtë i mbi 20 mijë familjeve ka sjellë reagime të ashpra nga ana e opozitës shqiptare. Teksa për çdo ditë kanë zhvilluar takime me këto familje të lëna në mëshirë të fatit, kreu Basha dhe PD i kanë kërkuar qeverisë shqiptare shpjegime për mënyrën aspak transparente të përjashtimit nga sistemi të këtyre familjeve të varfra. Nga foltorja e Kuvendit, Basha nuk i kurseu akuzat për qeverisjen e Ramës. Kreu i PD hodhi akuza të shumta në lidhje me gjendjen e mjeruar në vend, pasi kujtoi se Rama u hoqi bukën e gojës 20 mijë familjeve duke i lënë pa asnjë ndihmë. E teksa bëri përgjegjës Ramën dhe qeverisë, që e quajti banda e hajdutëve, Basha iu drejtua me një thirrje të fortë gjithë shqiptarëve.“Mblidhemi përsëri në këtë sallë sot dhe përpara kemi një qeveri dhe një kryeministër të papërgjegjshëm, një maxhorancë të falimentuar politikisht, moralisht dhe mendërisht që nga fi llimi e deri në fund të vetmin avaz ka sulmet ndaj opozitës. Asnjë fjalë nuk thanë sot për mbi 20 mijë familje shqiptare, të cilëve iu është hequr ndihma ekonomike dhe buka e gojës pa iu dhënë asnjë shpjegim. Asnjë ndjenjë dhembshurie! Nuk duan t’ia dinë, nuk i shohin, nuk i dëgjojnë, nuk shkojnë t’i vizitojnë. Është e njëjta kategori kur zuzarët kanë zgjedhje shkojnë dhe i blejnë me thesin e miellit, me 50 mijë lekëshin e Habilajt, Balilajt, Saimir Tahirit e të Edi Ramës. Por menjëherë pas zgjedhjeve i braktisin në mjerimin e tyre. Akoma më keq ua thellojnë më shumë mjerimin, iu heqin edhe kafshatën e fundit për t’i detyruar të marrin dy rrugë: ose largimin nga vendi, ose të pranojnë prapë 50 mijë lekëshin në procesin e ardhshëm kriminal të shitblerjes së votës. Vendimi për heqjen e ndihmës ekonomike, ndryshe nga ç‘thanë në mënyrë të turpshme disa prej parafolësve, është vetëm i një njeriu. Është vendimi kriminal i Edi Ramës që iu heq bukën e gojës mijëra familjeve anembanë, pa asnjë shpjegim dhe pa asnjë bazë ligjore. Ndihma Ekonomike është një detyrim i shtetit për të gjitha familjet që nuk kanë të ardhura. Kanë shpikur një sistem pikëzimi, të cilën refuzojnë ta bëjnë transparent. Ministria është në shkelje dhe abuzim të detyrës, tregoi në limitet e kohës së po të kesh sobë me dru nuk ke të drejtë të marrësh ndihmë ekonomike edhe kur nuk ke rrogë, nuk ke pension, nuk ke asnjë të ardhur. Por refuzon të tregojë se çfarë sistem pikëzimi zgjodhën këta për të përjashtuar mijëra familje nga e vetmja e ardhur me të cilën mbajnë frymën gjallë. Pra, është një krim i dyfi shtë; është një krim ndaj këtyre familjeve, pa dyshim një vepër penale e shpërdorimit të detyrës po të kishim një prokurori të pavarur, do ta merrte menjëherë të pandehur marionetën e Edi Ramës dhe vetë Edi Ramën. Sepse nuk ka krim më të madh, nuk ka krim më të madh sesa me vetëdije t’iu heqësh bukën e gojës më të pamundurve. Zonja dhe zotërinj, në këtë sallë e keni lexuar dhe unë e kam parë me sytë e mi, sikundër e kanë parë të gjithë kolegët e mi të opozitës, gjendjen e mjeruar ekonomike të vendit. Vini këtu të krekosur nga milionat që keni vjedhur përmes pushtetit tuaj abuziv dhe e mohoni këtë realitet. Organizata e Ushqimit dhe Bujqësisë, FAO, botoi në vitin 2017, vitin që lamë pas, shifrën prej 290 mijë shqiptarësh që nuk kanë ushqim mjaftueshëm. Ky raport duhet të ishte një sirenë alarmi për çdo qeveritar të përgjegjshëm. Ky raport nuk duhet ta linte të fl inte gjumë legjitim, një kryeministër i cili të paktën formalisht ndihet i përgjegjshëm para qytetarëve. Por çfarë bëri Edi Rama? I shtoi këtyre 290 mijë shqiptarëve edhe të paktën 20 mijë familje, dhe nuk llogaris këtu afërsisht edhe 5 mijë të tjera të personave me aftësi të kufi zuara; e mijëra e mijëra të tjera të cilat nuk e kanë por e meritojnë ndihmën ekonomike sepse nuk kanë asnjë të ardhur”. Më tej, kreu i PD theksoi se përmes politikave korruptive, Rama ia doli të pasuroi klientët e oborrit të vet, pa i interesuar aspak gjendja e familjeve shqiptare. “Nuk kanë asnjë të ardhur sepse në 5 vite regjimi korruptiv të Edi Ramës, me politikat korruptive të taksave të larta, të rritjes së çmimit të energjisë dhe të naftës, mbylli qindra, mijëra biznese. Jo vetëm që nuk hapi 300 mijë vendet e premtuara, por mbylli mijëra vende pune. Ky pra është përgjegjësi për mjerimin e thelluar që konstatojnë organet e besueshme ndërkombëtare dhe jo INSTAT-i, i cili është për vete për ndjekje penale, për falsifi kimin e të dhënave zyrtare. Erdhi këtu dhe dërdëlliti një nga parafolësit duke na treguar rritjen ekonomike. Ja cilat janë faktet e vetë INSTAT-it: Bujqësia ulet numri i të punësuarve, por rezulton me rritje ekonomike, Tregtia me shumicë ka rritje, Tregtia me pakicë ka ulje, Punësimi, rritja është në moshën mbi 64 vjeç. Qesh ti ( i drejtohet Ervin Bushatit), se i ka falsifi kuar të dhënat ajo. Por nuk është vetëm ajo për burg, janë ata që ja shtyjnë dorën. Kjo është rritja juaj ekonomike. Kjo është një dramë e madhe, e cila shpaloset jo më larg se 2 km nga kjo sallë. Kam qenë atje dhe i kam parë para dy ditësh dhe nuk iu kam besuar syve. Shkoni dhe shikojeni!Po ku keni ju guxim ta shikoni varfërinë që keni thelluar me korrupsionin, hajdutërinë dhe babëzinë tuaj. Sepse lekët nuk mungojnë. Lekët o shqiptarë nuk mungojnë, ky shtet i ka lekët për të paguar mjaftueshëm ndihmë ekonomike, për të gjitha familjet në nevojë, që të mos ketë asnjë familje dhe asnjë fëmijë që të shkojë të fl ejë me barkun bosh, pa bukë, pa drita, pa ujë. Por këto lekë shkojnë në xhepat për luksin e Edi Ramës dhe ministrave të tij, ministrit të bixhozit, ministrit të inceneratorëve, ministrit të CEZ-it, hajdutëve dhe bandës së hajdutëve këtu prapa. Këta i kanë lekët”, tha Basha. Kryetari i PD, Lulzim Basha tha se kryeministri Rama po sulmon opozitën për të fshehur të vërtetën në lidhje me heqjen padrejtësisht të ndihmës ekonomike për familjet në nevojë. Në një deklaratë për media para Parlamentit, Basha theksoi se vendi ka nevojë që ekonomia të çlirohet nga monopolet, nga oligarkët, nga klientët e Edi Ramës, dhe kjo mund të vijë vetëm kur të çlirojmë politikën nga krimi, nga korrupsioni, nga keq-qeverisja. “Imagjinoni çfarë ndodh në qytete të tjera apo në fshatrat e Shqipërisë. Por Edi Rama është një njeri i cili e ka faktuar dhe e faktoi edhe sot se zgjedh të sulmojë opozitën. Të anatemojë opozitën me të vetmin qëllim për të fshehur këtë të vërtetë dhe përgjegjësi që ka karshi këtyre njerëzve. Është njeri i pandjeshëm. Është autori i braktisjes së këtyre mijëra familjeve. Natyrisht kushdo që ka abuzuar me ndihmën ekonomike nuk duhet të marrë ndihme ekonomike, por kjo është një alibi e shëmtuar dhe e papranueshme për të lënë pa bukë, pa dritë, pa ujë mijëra e mijëra familje, dhjetëra e mijëra bashkëqytetarë. Kjo është përgjegjësia e Edi Ramës dhe ne do të bëjmë gjithçka që ta mbajmë përgjegjës për këtë akt kriminal, sikundër do të luftojmë me të gjitha mjetet dhe format që kjo emergjencë kombëtare të marrë fund dhe që familjeve të cilave u është hequr me të padrejtë ndihma ekonomike apo familjet të cilat meritojnë ndihmë ekonomike ta përfi tojnë këtë ndihmë ekonomike si e vetmja shpresë sot për të mbajtur shpirtin me bukë. Natyrisht vendi ka nevojë për zgjidhje dhe zgjidhja nuk mund të jetë pafundësisht ndihma ekonomike. Vendi ka nevojë që ekonomia të çlirohet nga monopolet. Të çlirohet nga oligarkët, nga klientët e Edi Ramës, dhe kjo mund të vijë vetëm kur të çlirojmë politikën nga krimi, nga korrupsioni, nga keq-qeverisja”. Kur do të jetë protesta e radhës zoti Basha? Protestat janë të vazhdueshme dhe janë të shtrira kudo. Sot shikuat dy protesta para parlamentit. Kur do ta bëni ju protestën e radhës, gazetarët për nënçmimin, poshtërimin, për shkeljen e të drejtave tuaja? Ju siguroj që kurdo që do ta bëni ne do të na keni në krah. Kreu i PD thërret në protestë edhe median:“Gje

Comentarios