top of page

Lali Eri kërcënon gazetaren Ornela Liperi me vendin e punës

  • Writer: Glob News
    Glob News
  • Feb 23, 2018
  • 1 min read

Nisma #Thurje

Pasi nuk ka asnjë argument për lejet e ndërtimit, për cmimin e ujit, për taksat e rritura, për qytetin që është kthyer në i pajetueshëm për shkak të trafikut dhe mbipopullimit, për rrugët që janë kthyer në një tmerr, për shkollat pa ngrohje, për cerdhet e rrënuara menjëherë pas ndërtimit, lali Eri kërcënon gazetaren Ornela Liperi duke i zënë në gojë vendin e punës.

Natyrisht, ai ka një histori me gazetarë që i heq nga puna. Mjafton të kujtojmë historinë e landfillit të Sharrës dhe Ardit Gjoklajt që hëngri kokën e dy gazetarëve që donin ta investigonin. Prandaj i duhet kujtuar që kjo është një vijë e kuqe. Gazetarët duhet ta kuptojnë dhe të reagojnë! Në të kundërt, shumë shpejt nuk do të jenë më gazetarë, por punonjës bashkie.

 
 
 

Bình luận


Liqeni Artificial i Tiranës, Tiranë, Albania

  • Facebook
  • Twitter
  • LinkedIn

©2017 by Globnews.Al. Proudly created with Wix.com

bottom of page