DO FLAS
- Glob News
- Feb 21, 2018
- 2 min read
Nikolin Staka....DO FLAS Po po, do flas, aq sa toka të dridhet Edhe sikur qafa në kaush t’më lidhet. Do flas e do ja qaj hallet vëndit tim Që n'mes të Evropes ka mbetur jetim. Do flas, do shpërthej, s'mund të duroj dot Si vallë u braktisem, pa shtet e pa zot?! Shqiptaret e mij, si mbetem pa shpresë? Qindra vite dhimbje, 20 vjet harresë! Oh, sa keq më vjen, shtypjen e pranoni Dhe vetë vendin tuaj, aspak s'e nderoni. Flini gjumë, or' flini, kur është ngulur thikë Se nga gjumi juaj po vdesim për ditë. Na e ndoten ajrin, na bënë helm të zi, Ma përçanë Shqiptarin, në jug e n’veri. M'i mbyllen shpitë, s'ka më gjë të gjallë, Dhe pyjet m'i dogjen, zjarrit s'i bëjnë ballë!Veç droga lulëzon nën hunden e shtetit; Duhet të njohe boten këlysh i deputetit. Malet i rrafshuan nga dita në ditë, Struket dele-zeza, nga nga hija ka frikë. Kryelartë del horri, më bredh në liri, Detin ja fal Grekut, këmbimin s'ja di. Oh, ç'na coptuat, na rropët së gjalli, Politikë e ndyrë e ardhur nga djalli. I drejtoni gishtin kujt ju del përballë Me kollare lidhur nën jaken e bardhë. Eh, të vraftë vuajtja, që i fale këtij vendi S'më mjafton një shekull t'gjitha t'i përmendi, Ia shtove vetëvrasjet, të tjerë po i vretMua më shkel kokën, hajduti del mbret. Diku grabitet ari, diku vidhet banka Përfolet; vetë shteti, t'jetë lidhur me banda. Ngrihet politika me brekë nëpër këmbë, Krevatin në zyrë dhe jargë nëpër dhëmbë. Diku kërkojnë lek për një firmë a vulëZyrat pa dritare seç mbajnë era shurrë.

. Vëllezer dhe motra, o Shqiptarët e mi Pash besën e Zotit dhe dritën në sy, Mos kapeni mes veti për fe as partiPor, t'ecim bashkuar, për Nanen Shqipni. Me zë kupëqiellit t'lëshojmë një jehonë Kurva politikë t'mos vrasë vendin tonë.
Comments