top of page

Rama burgosi 38 mijë qytetarë për faturat e energjisë, por OSHEE ka dyfishuar humbjet në rrjet

  • Writer: Glob News
    Glob News
  • Feb 20, 2018
  • 2 min read

Nga njëra anë qeveria burgosi 38 mijë qytetarë për faturt e energjisë, por nga ana tjetër është vetë OSHEE e cil ka dyfishuar humbjet në rrjet. Po tani kush duhet arrestuar zoti Kryeministër për këtë gjëmë ekonomike? Energjia elektrike që humbet në rrjetin e shpërndarjes së energjisë vijon të dominohet nga humbjet teknike të cilat janë sa dyfishi i “vjedhjeve”. OSHEE raportoi për Entin Rregullator të Energjisë, se humbjet teknike në fund ë vitit 2017 pritet të përmbyllen në nivelin 24 për qind, mirëpo 15.6% i takojnë humbjeve teknike. Humbjet teknike i takojnë rrjetit dhe nënstacioneve të amortizuara të OSHEE, të cilat me gjithë investimet e mëdha në linja tre vitet e fundit nuk po arrijnë të çojnë treguesin në normalitet. Siç shihet nga të dhënat humbjet teknike nga viti 2015- 2017 janë ulur me 2.5 pikë përqind, teksa humbjet jo teknike janë ulur me 2.4 pikë përqind. Humbjet më të mëdha janë në tensionin e ulet me rreth 10 %. Nivelin më të lartë të humbjet në tensionin e ulët që zakonisht janë familjarët janë në qytetet e Kukësit, Dibrës dhe Burrelit, Humbjet në tensionin e mesëm janë pak më shumë se 5 % për qind dhe ato në tensionin e lartë pak më shumë se 2%.

Duke supozuar vazhdimin e sjelljes se konsumatorëve ne mënyre te ngjashme me konsumin historik te viteve të mëparshme, modeli i përdorur për parashikim është bazuar ne trend dhe sezonalitet, OSHEE parashikon të çojë humbjet totale në rrjetin e shpërndarjes në rreth 16 për qind në vitin 2022. OSHEE ka rishikuar me rritje objektivin për humbjet për shkak të investimeve të mëdha që kërkon rrjeti dhe nënstacionet. Vitin e kaluar plani i investimeve u devijua në një masë të madhe për të realizuar importet larta të energjisë që u imponuan nga mungesa e reshjeve. Humbjet e energjisë ne rrjetin e shpërndarjes janë bërë shkak për alokimin e kredisë së banës Botërore për rimëkëmbjen e sektorit të energjisë. Targeti që BB kishte për humbjet ishte 21% në fund të vitit që lamë pas.

 
 
 

Comments


Liqeni Artificial i Tiranës, Tiranë, Albania

  • Facebook
  • Twitter
  • LinkedIn

©2017 by Globnews.Al. Proudly created with Wix.com

bottom of page