top of page

Gjirokastra, si një qytet pas lufte e në prag rrënimi

  • Writer: Glob News
    Glob News
  • Feb 19, 2018
  • 2 min read

Deputeti i Partisë Demokratike, Tritan Shehu i zgjedhur në qarkun e Gjirokastrës ka publikuar disa foto të rrënimit të ndërtesave të vjetra të qytetit të gurtë. Në një reagim në facebook, Shehu thekson se rilindja s’ka ndërmarrë asnjë investim zhvillues në zonë, duke lënë në harresë totale qytetin e gurtë. “Po publikoj disa foto shkuese nga Gjirokastra e përreth saj, te cilat flasin vete për degradimin e thelle qe po pëson ai qytet si pasoje e diskriminimit mbi atë. Ne katër vite “Rilindje” fondet restauruese për atë qytet ishin vetëm 4 milion leke te vjetra dhe kjo me realizim 60%. Ne qeverisjen Berisha ishin 3,5 milion $, (përfshi këtu dhe ato për shtëpinë Kadare qe përfundoi me vone), por dhe këto te pa mjaftueshme. Ura e Hoshtevës siç duket edhe ne fotot u zhduk ne një nate, ura e Kordhoces po shkon drejt po atij fundi. Ministria Kumbaro deklaron se terreni i Kalasë ka rrëshqitje tektonike, por nuk thotë asgjë se çfarë po behet për ta ndaluar ketë dhe nuk dislokohet asnjë fond. Sot kur nuk ka asgjë te pa regullueshme, duhet bere gjithçka për te mbrojtur atë Kala, krenari e historisë e kombit tone, pavarësisht nga shpenzimet. Për te mos folur këtu edhe për “dëshminë” e abuzimit e korrupsionit ekstrem te ndodhur aty, për rrëshqitjet ne Kodrën e Shtufit ku rrezikohet zona dhe jeta e qytetareve, nqs nuk realizohen urgjentisht punime te gjera e komplekse. Ndërkaq asnjë investim zhvillues ne infrastrukture, energji, bujqësi, blektori etj, ne te gjithë atë Qark. Është e kote te kërkosh politika zhvilluese nga Rilindja, mjafton te shikosh fotot e mposhtë te Gjirokastrës qe te kujtojnë Sirinë e luftës për tu bindur. Kështu Gjirokastra po kthehet ne një Qytetet ne Zhdukje”, shkruan Shehu.

 
 
 

Comments


Liqeni Artificial i Tiranës, Tiranë, Albania

  • Facebook
  • Twitter
  • LinkedIn

©2017 by Globnews.Al. Proudly created with Wix.com

bottom of page