top of page

Aksidentet në rrugët pa ndriçim, shuhet familja, babai me 3 fëmijët, katër të plagosur

  • Writer: Glob News
    Glob News
  • Feb 19, 2018
  • 1 min read

Ndërsa prej 48 orëve Policia e Shtetit ka dalë me një mori të dhënash në lidhje me gjobitjen e qytetarëve shqiptarë për abuzimet në drejtimin e mjetit, në Velipojë ndodh gjëma e madhe. Dy mjetet përplasen kokë me kokë sapo kishte rënë errësira e mbrëmjes së djeshme. Përplasja ka rezultuar fatale për një familje, e cila humbi tre njerëzit e vet; mbi të gjitha në atë aksident fatal vdiqën dy fëmijë të mitur. Ndërkohë që po ditën e djeshme, vetëm fati ka shpëtuar dy efektiv policie dhe një avokat, pasi kanë pësuar përplasje të fuqishëm në “Rrugën e Kombit” ku shkak sërish ka qenë errësira në rrugë. Dje një tjetër aksident është shënuar edhe në Elbasan ndërsa policia e qarkullimit rrugor vijon të jetë në aksion për të vjelë gjoba tek çdo pakujdesi e tyre dhe e drejtuesve të mjeteve.

Aksidenti në Velipojë

Tre të vdekur dhe

është bilanci i aksidentit tragjik që ndodhi mbrëmjen e djeshme rreth orës 18:00 në Velipojë në zonën e plazhit. Në makinën ‘Alfa Romeo’ me targa AA474NJ ku po udhëtonte familja Preka humbën jetën babai dhe dy fëmijët, gruaja dhe vajza tjetër mbetën të plagosur, ndërsa në makinën tip foristradë me targa AA292OL po udhëtonin dy të rinj, që mbetën të plagosur, edhe ata rëndë. Përplasja rezultoi fatale për kryefamiljarin Edmond Preka dhe djalin e tij 9 muajsh Rajan Preka që vdiqën në vend, ndërsa vajza Ajsel 5-vjeçe, ndërroi jetë në spital një orë më pas. Gruaja Evisa dhe vajza tjetër 10 vjeçe ndodhen në gjendje të rëndë në spital.

 
 
 

Comments


Liqeni Artificial i Tiranës, Tiranë, Albania

  • Facebook
  • Twitter
  • LinkedIn

©2017 by Globnews.Al. Proudly created with Wix.com

bottom of page