Shqiptarët festojnë Shën Valentinin, Rama, Shën Vllahutinin
- Glob News
- Feb 15, 2018
- 1 min read
Dje, shqiptarët më të varfër se kurrë nuk e festuan si duhet festën e të dashuruarve, Shën Valentinin. Falë një qeverisje të keqe, që nuk po lë sektor pa rrënuar, Shën Valentini nuk ka kuptim. Mirëpo, Rama, i lumtur për një shën tjetër që ka gjetur kishte shumë arsye të festonte me Shën Vllahutinin e tij. Zonja në fjalë, ka kohë që ia ka bërë det çështjen e pushtetit Ramës. Edhe kur droga i doli Shqipërisë nga malet, toka, detet, liqenet, lumenjtë, etj, Shën Vllahutini i Ramës raportonte në Bruksel krejt tjetër. Ajo shërben si mburojë e Ramës në të gjitha situatat ku gjendet ai. Edhe sikur Rama ta ketë kresë një tepsi me drogë, prapë Shën Vllahutini dhe ndonjë faktor burokratik i BE-së do të thonë se nuk është e vërtetë. Prandaj dje Rama, pas plenumeve për arsimin, kishte të drejtë të festonte Shën Vllahutinin.

Comments