BARBADOS E NJEH KOSOVËN NË PRAG TË DHJETËVJETORIT TË PAVARËSISË
- Glob News
- Feb 15, 2018
- 1 min read
Kosovës i është shtuar numri i njohjeve vetëm dy ditë para shënimit të dhjetëvjetorit të Pavarësisë. Tashmë shtetin më të ri në Evropë e njohin 116 shtete, shkruan AktivPress.
Shteti i fundit që e njohu realitetin e krijuar në Kosovë me 17 shkurt të vitit 2008 është Barbadosi. Lajmin për njohje nga ky shtet e ka dhënë zëvendëskryeministri i parë i Kosovës, Behgjet Pacolli.
Në llogarinë e tij në Facebook, krahas urimit për këtë njohje, ai ka postuar edhe Notën Verbale që ka marr nga ky shtet./AktivPress

Comments