top of page

Tabaku-Ahmetajt: Keni 4 vjet që gënjeni shqiptarët, bizneset po mbyllen

  • Writer: Glob News
    Glob News
  • Feb 14, 2018
  • 5 min read

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha akuzon Edi Ramën si përgjegjës për krizën ekonomike që sipas tij po kalon vendi, refl ektuar edhe me mbylljen e shumë bizneseve. Duke iu referuar të dhënave të Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve, Basha thekson në Facebook se 1747 biznese kanë mbyllur qepenat për të mos i hapur më. Kjo shifër zyrtare, sipas kreut demokrat është vetëm për janarin që sapo kaloi, një përkeqësim prej 54 përqind krahasuar me një vit më parë. “Zgjidhni vetë kujt i besoni, dokrrave që predikon Rama për mirëqenie, apo vendimit të dhimbshëm që kanë marrë në janar 1747 biznese për të mos ushtruar aktivitetin, për shkak të taksave të larta, agresionit qeveritar, rënies së konsumit dhe mungesës së perspektivës”, thekson Basha në statusin e tij në Facebook. Sipas Kryetarit të Partisë Demokratike kjo shifër është ekonomia reale dhe dëshmia për krizën e rëndë, apelon Basha me klithma urgjente për ndryshim të thellë politik dhe ekonomik, të vendit. Tabaku-Ahmetajt: Keni 4 vjet që gënjeni shqiptarët, bizneset po mbyllen/ Nënkryetarja e Komisionit të Ekonomisë, Jorida Tabaku, i është përgjigjur ministrit të Financave, Arben Ahmetaj, i cili deklaronte sot se ka më shumë biznese të hapura. Me anë të një postimi në Facebook, Tabaku shkruan se Ahmetaj gënjen si në media ashtu dhe në komisioni,pasi e vërteta është ndryshe. “A po mbyllen bizneset në Shqipëri? Ministri Ahmetaj sot iu përgjigj kryetarit të opozitës për shifrën e bizneseve që nuk paguajnë më taksa, pra janë të mbyllura, duke këmbëngulur që sot ka më shumë biznese të hapura se një vit më parë. Ironikisht, ministri mbështetej jo tek Drejtoria e Tatimeve prej nga ku buron shifra e 1747 bizneseve të mbyllura por Modeli gebels i Ramës Sa frymëzohet kryeministri nga ministri nazist i propagandës Gebels? Pavarësisht se ai vetë nuk i është përgjigjur ndonjëherë kësaj pyetjeje, ajo që është ndërtuar këto vite prej tij nuk është gjë tjetër veçse fasada e një shteti prej katramaje, themeli i të cilit është gënjeshtra si mbuluese e një korrupsionit të pashembullt e galaktik. Edhe vetë Rama e ka cituar në Kuvend fjalën e dikurshme të Hitlerit se përsëritja e vazhdueshme e gënjeshtrës është rruga më e mirë për ta bërë të besueshme atë. Shqipëria sot nuk ka kryebashkiak të gjithë vendit e të vogël në kryeqytet, por ka dy kryeagjitatorë, njëri në Kryeministri e tjetri në Bashkinë e Tiranës, të cilët i gjen përditë duke imituar sa mundin modelin gebelsian të propagandës Në ka një fushë që kryeministri i Shqipërisë ka shkëlqyer është vetëm ajo e agjitatorit. Nuk ka ditë që të mos jetë në punë në sektorin e agjitpropit, makinerinë e mashtrimit që tregon si “suksese” mjerimin e përditshëm të popullit shqiptar. Vetë Rama e ka pranuar këtë gjatë një fjalimi në Kuvend, teksa ka shpjeguar mekanizmin se sa më shumë të thuash një gënjeshtër, aq më e besueshme bëhet ajo. Kjo shkon edhe me një shprehje tjetër “shpif, shpif, se diçka do ngelet”. Ky model agjipropi e ka bërë kryeministrin të jetë punëtor i palodhur për të qenë i pranishëm në pjesën më të madhe të ditës nëpër ekrane të televizioneve për gjëra aspak të rëndësishme. Pikësëpari ka sulmuar kohën e televizioneve private. Pastaj ka vijuar me televizionin e vetëm shtetëror, për të vijuar me zaptimin e manipulimin e rrjeteve sociale nëpërmjet komisarëve që janë punësuar në shtet, por që në të vërtetë nuk bëjnë asgjë tjetër ve funksionit të punëtorit të agjitpropit. Nga këto zhvillimeve e nga ky realitet i zymtë i cili na e paraqet mizerjen si parajsë, nuk ka se si kryeministrit të mos i shpëtojnë copëza naziskine nga goja teksa popullit izraelit i thotë me përbuzje “çifut”. Dashje pa dashje, ai shpeshherë e zbulon modelin e tij të sjellë nga ministri nazist i propagandës, Gebelsi. Ngritja në këtë nivel e propagandës nuk është parë veçse në shtete totalitare naziste apo komuniste, dy modelet që mesa duket e frymëzojnë ndjeshëm Ramën. Përpjekja kryesore e Ramës është ajo që krahas zhdukjes së çdo zëri opozitar në vend të mbizotërojë e përhershmja për suksese imagjinare. Regjimet totalitare synojnë të zhdukin mendimin, ata nuk duan kundërshtar, por duan vetëm njerëz të bindur që duartrokasin. Ashtu dikur Gebelsi me propagandën e tij zhduku çdo mendim ndryshe në Gjermaninë e Hitlerit, edhe Rama, i vërtetuar me deklaratat fyese në Kuvend, nuk qëndron më lart. Nuk ka rëndësi fakti se Kryeministria nuk është tamam ministria e propagandës së Gebelsit, sepse aty bëhet edhe ndonjë punës administrative, por në tërësi, vendit i kërcënon demokracinë një sistem i padrejtë dhe një makinë propagandistike shumë e ngjashme me atë që thamë më lart. Drejtuesi i Departamentit të Mjedisit në Partinë Demokratike, Jamarbër Malltezi denoncoi mashtrimin e kryeministrit Edi Rama dhe ministrit të Turizmit Blendi Klosi, lidhur me ndërtimin e dy hidrocentraleve në Osum. Malltezi tha se zyrtari që ka miratuar lejen mjedisore për Osumin, ish Drejtori i Lejeve Mjedisore tani është graduar nga Blendi Klosi si Drejtor i Turizmit në Ministrinë e Mjedisit dhe Turizmit. “Edi Rama dhe Blendi Klosi nxituan të mbyllin me një deklaratë ndjese çështjen e ndërtimit të hidrocentraleve tek Kanionet e Osumit. Por të dy luajnë teatër me Shqiptarët. Letra e publikuar në media e ish Kryetarit të Kuvendit Ilir Meta, zbulon se Rama ka qenë në dijeni të projektit që dëmtonte kanionet e Osumit, por ka vazhduar me miratimin e tij në dhjetor 2017, kur tepsinë e kishte të gjithën për vete. Rama dhe Klosi luajnë teatër edhe me premtimet për ndjekje penale, sepse ata kanë graduar me detyra më të larta, personat që kanë fi rmat në lejen mjedisore, pa të cilën nuk nis dot ndërtimi i asnjë projekti. Sa për informacion, zyrtari që ka miratuar lejen mjedisore për Osumin, ish-Drejtori i Lejeve Mjedisore (z. Baduni), tani është graduar nga Blendi Klosi si Drejtor i Turizmit në Ministrinë e Mjedisit dhe Turizmit ku punon edhe Klosi. Nuk ka absurditet më të madh që ai që fi rmos për shkatërrimin e një zone turistike unikale të drejtojë edhe politikat e turizmit. Kjo mund të ndodhë vetëm në qeverinë “Rama”, e cila premton me fjalë se nuk do të dëmtojë natyrën, por me vepra jep leje që shkatërrojnë mjedisin ose leje që prishin parqe e lulishte në Tiranë për të ndërtuar kulla 44 katëshe. Në fakt, me zonat e mbrojtura po ndodh një skandal tjetër i madh. Në krye të Agjencisë së Zonave të Mbrojtura është emëruar Zamir Dedej. Deri para pak vitesh, ai ishte drejtor i një shoqate mjedisore, e quajtur INCA. Sot, buxheti i Agjencisë për investime/ monitorime/trajnime, mbi 330 milionë leke, i janë kaluar shoqatës mjedisore të drejtorit Dedej. Në këtë vend peshku i madh po peshkon peshkatarët se licencat për peshkim i kontrollon vetë kryepeshku. Basha: Rama përgjegjës për krizën ekonomike dhe mbylljen e bizneseve Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha akuzon Edi Ramën si përgjegjës për krizën ekonomike që po kalon vendi, refl ektuar edhe me mbylljen e shumë bizneseve. Duke iu referuar të dhënave të Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve, Basha thekson në Facebook se 1747 biznese kanë mbyllur qepenat për të mos i hapur më Tabaku-Ahmetajt: Keni 4 vjet që gënjeni shqiptarët, bizneset po mbyllen nxjerr një shifër nga Qendra Kombëtare e Regjistrimit. Arsyeja e shmangies është e thjeshtë; sipas ligjeve dhe rregullave në fuqi një biznesi për t’u çregjistruar përfundimisht i duhet më shumë se një vit punë intensive. Për rrjedhojë shifra e paraqitur në QKR ka disa “mangësi” të karakterit procedural, të cilat ministri i përdor për të fshehur të vërtetën. Nuk është e re që bizneset sot paguajnë më shumë taksa pothuajse sa 60% e xhiros, që sot paguajnë fatura më të larta energjie elektrike e që nga Prilli bizneset e vogla do të kenë dhe TVSH prej 20% që do të vendosë në kushte mbijetese pjesën më vitale të ekonomisë shqiptare. Nuk është habi që ministri Ahmetaj të gënjejë si në media ashtu edhe në komisione. U bënë mbi katër vite që shqiptarëve u ofrohen shifra të rreme mbi rritjen ekonomike, borxhin publik apo vlerën e PPP-ve. Fatkeqësisht disa njerëz as nuk skuqen dhe as turpërohen kur manipulojnë të vërtetën, por realiteti është ndryshe. Atë e tregojnë bizneset që çdo ditë mbyllen”, tha Tabaku.

 
 
 

Comments


Liqeni Artificial i Tiranës, Tiranë, Albania

  • Facebook
  • Twitter
  • LinkedIn

©2017 by Globnews.Al. Proudly created with Wix.com

bottom of page