top of page

Policia nuk lejon protestë para Parlamentit, qytetarët nuk tërhiqen: Nesër ora 10.00 kundër papunësi

  • Writer: Glob News
    Glob News
  • Feb 14, 2018
  • 1 min read

Kryetarja e Shoqatës për Mbrojtjen e të Larguarve nga Administrata, Nertila Ismailgeci, ka reaguar lidhur me protestën e paralajmëruar për t’u mbajtur ditën e nesërme para Kuvendit të Shqipërisë. Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, Ismailgeci, shprehet se, policia nuk ka pranuar që të lejojë protestën e nesërme dhe është shprehur se ajo mund të zhvillohet një ditë tjetër. Përkundrejt kësaj Ismailgeci shprehet se, protesta do të mbahet pavarësisht pse nuk u dha leje nga policia. “Diktatura është instaluar miqtë e mi.Sapo njoftohem nga Drejtoria e Policisë se nuk mund te zhvillojmë protestën nesër pasi shkembyem nja 3 shkresa per plotesim 1.kush do flasë?sa do jetë numri i pjesmarësve?3.personi përgjegjës…. Shkresa që për 5 vjet i kam çuar rregullisht në Drejtorinë e Policisë.Mbas nje sorollatje pafund doli problemi se nuk mund te protestojme nesër por një dite tjeter ,debat jo sqarues.Pra çorganizohuni o të organizuar. A do te terhiqemi??????Jooooooooo Neser ora 10 perpara parlamentit Varferi Papunesi”, shkruan Ismailgeci.

 
 
 

Comentarios


Liqeni Artificial i Tiranës, Tiranë, Albania

  • Facebook
  • Twitter
  • LinkedIn

©2017 by Globnews.Al. Proudly created with Wix.com

bottom of page