top of page

Vasili për Prokurorinë: “Nuk heton asnjë skandal të qeverisë”

  • Writer: Glob News
    Glob News
  • Feb 13, 2018
  • 1 min read

Kreu i grupit parlamentar të LSI-së ka hedhur akuza të rënda ndaj prokurorisë. Sipas Vasilit, prokuroria nuk heton asnjë skandal të qeverisë. “Kryeministri ia hedh me një falje për faje të rënda, ndërsa populli shkon në burg, po prokuroria ku është, çfarë bën? Kryeministri dhunon ligjin dhe i thotë policisë flakni uniformat e bëni vota për rilindjen. Pastaj kërkon falje. Prokuroria çfarë bën??? Pedagogët nuk marrin rrogat se aktet nënligjore qeveria nuk i bën. Ministrja e Arsimit kërkon falje. Prokuroria çfarë bën??? Kryeministri megjithëse i paralajmëruar jep leje për HEC në Osum dhe dhunon ligjin. Pastaj kërkon falje. Prokuroria çfarë bën??? Kryeministri shpërdoron qindra milion lekë për palmat e thara në autostradë. Pastaj kërkon falje. Prokuroria çfarë bën???. Kryeministri këtë drejtësi të ligë kërkon, që për vete ti mbyllë fajet e tij me një falje. Ndërsa drejtësia tjetër për qytetarët që i fut në burg për 5 lekë energji elektrike të papaguar apo një faturë uji, apo për një shkelje të rëndomtë rrugore. Kjo është drejtësia “e re” e tharë si palmat ne autostradë”, deklaron Vasili.

 
 
 

Comentarios


Liqeni Artificial i Tiranës, Tiranë, Albania

  • Facebook
  • Twitter
  • LinkedIn

©2017 by Globnews.Al. Proudly created with Wix.com

bottom of page