top of page

Deputeti socialist krahason kryeprokuroren me Nafijen e dybekut: “Do ta tundë mirë”, tha ai

  • Writer: Glob News
    Glob News
  • Feb 9, 2018
  • 2 min read

Një skeç i ngjashëm nga ata të diktatorit me Nafijen dybekut që jepej në fillim të viteve ’90 është rishfaqur dje në studion e televizionit Top Channel në emisionin “Të pa ekspozuarit”. Kësaj rradhe personazh ka qenë një deputet i PS me emrin Alket Hyseni, i cili tha se “Kryeprokurorja do ta tundë”. Kjo ka mjaftuar që mes të ftuarve të nisë e qeshura. ‘Arta Marku do ta tundë mirë’, ky ka qenë mesazhi që ka lëshuar mbrëmë deputeti socialist Alket Hyseni gjatë ditës së djeshme. Nuk dihet se çfarë ka dashur të thotë tamam me këtë deklaratë deputeti i PS-së, e cila në fakt ngjan si një mesazh i koduar dhe që paralajmëron zhvillime të forta në muajt e ardhshëm. Ndonëse shenjat e para të kësaj që sapo ka nisur, ngrenë shumë dyshime se Edi Rama kërkon të përdorë drejtësinë, pas kapjes së kryeprokurores, për të sulmuar kundërshtarët politikë. Për të përforcuar këtë vlen të theksojmë dhe deklaratën e kryeministrit dje në Kuvend, ku duke iu drejtuar Berishës u shpreh se shumë shpejt të dashurit e tij do të shkojnë në pranga. Na mbetet të presim dhe të shohim se ç’do të sjellin lëvizjet në Prokurori në muajt e ardhshëm.

Analistët: Drejtësia do të përdoret Analisti Andi Bushati, i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në Top Channel, ka deklaruar se drejtësia rrezikon të kthehet në një armë që do të përdoret për sulm politik. Bushati tha se në çështjen Tahiri, ka shumë “rastësi”, të cilat po çojnë në mbylljen e procesit, ndërsa nga ana tjetër, po rihapen dosje të vjetra të opozitës, të cilat duhet të hetohen, por jo për tu përdorur politikisht. “Kemi disa dosje të vjetra që hapen. Unë nuk kam dyshim se duhet hetuar cështja CEZ. Problemi është ky. Kur folëm për pandëshkueshmërinë, është shumë e rëndë. por më e rëndë është pjesa që drejtësia të përdoret si armë politike. E kemi provuar këtë nga burgosja e njerëzve të opozitës, e deri te burgosja e gazetarëve. Drejtësia jo vetëm që nuk bën drejtësi, por mund të përdoret politikisht”.

 
 
 

留言


Liqeni Artificial i Tiranës, Tiranë, Albania

  • Facebook
  • Twitter
  • LinkedIn

©2017 by Globnews.Al. Proudly created with Wix.com

bottom of page