top of page

Rama-Vlahutin, kokën në Stamboll – trupin në Janinë

  • Writer: Glob News
    Glob News
  • Feb 8, 2018
  • 4 min read

Bashkimi Europian s’hap sërish negociatat me Shqipërinë, për shkak të korrupsionit, krimit të organizuar dhe lidhjeve Rama-Tahiri me drogën. Heshtja e Romana Vlahutin dhe sjellje joevropiane e saj për kanabisin dhe krimin e lidhur me qeverinë ka sjellë një mungesë të faktorit BE në Shqipëri. Në mungesë të këtij monitorimi, Rama ka filluar ta mbajë kokën në Stamboll, tek qarqet neo-otomane, ndërsa me Greqinë po bën pazare bizantine në kurriz të sovranitetit kombëtar.

Lajmi/Serbia më pranë BE-së, për Shqipërinë Brukseli thotë “flasim pas 10 vitesh”

Korrupsioni galopant, kapja e drejtësisë, krimi, lidhjet e qeverisë së Edi Ramës me drogën, janë argumentet që po e lënë Shqipërinë në bishtin e vendeve të Ballkanit për hapjen e negociatave për integrim.

‘Politikanët e të gjashtë vendeve – Shqipërisë, Bosnjes, Kosovës, Maqedonisë, Malit të Zi dhe Serbisë – duhet të marrin më shumë seriozitet vendosjen e sundimit të ligjit, luftën e korrupsionit, goditjen e krimit të organizuar, zgjidhjen e mosmarrëveshjeve dypalëshe dhe ndërmarrjen e një sërë ndryshimesh të tjera demokratike’, thuhet në dokumentin e zgjerimit të BE-së.

‘Bashkimi me BE është shumë më tepër se një proces teknik. Kjo është një zgjedhje e bazuar në vlerat themelore, të cilat çdo vend duhet të përqafojë më aktivisht, nga politikat e tyre të jashtme dhe rajonale deri në atë që fëmijët të mësojnë në shkollë’, thotë strategjia e re. ‘Vendet e Ballkanit Perëndimor tani kanë një dritare historike të mundësisë për të lidhur në mënyrë të vendosur dhe pa ekuivoke të ardhmen e tyre në Bashkimin Evropian. Ata do të duhet të veprojnë me vendosmëri “, thotë strategjia, që do të publikohet nga shefja e politikës së jashtme të BE Federica Mogherini dhe Johannes Hahn, Komisioneri për Zgjerimin.

Zgjerimi i BE-së, flet Mogherini: Nuk kemi asnjë afat të caktuar për integrimin

Sipas saj, politikat e BE-së janë siguria dhe tregtia. Mogherini tha se në samitin e Sofjes do të merren vendime të rëndësishme, por nuk ka përmendur në asnjë fjalë për zgjerimi ne shpejtë të BE-së.

Pjesë nga fjala e Federica Mogherini”

Politika jonë, tregtia, siguria janë në rritje.

Vitin e kaluar jemi përballur me kriza të shumta si ajo e refugjatëve. Jemi përpjekur ti përballojmë së bashku. Kemi parë sa shumë kanë përfituar njerëzit tanë duke bashkëpunuar me njeri-tjetrin.

Të gjitha këto do t’i themi në bazë të meritave dhe atyre që kemi theksuar gjatë këtyre viteve bazuar në reforma dhe kërkojmë që të jenë sipas standardeve të BE.

Ka pasur shumë përpjekje në rajon, vendosmëri, si populli i Ballkanit, si liderët kanë përpjekur të bëjnë më të mirë në drejtim të BE dhe të drejtimi i tyre është marrë. Perspektiva është e qartë. Janë bërë shumë takime.

Është më se e qartë për ne, nuk ka një afat të përcaktuar. Çdo gjë që kemi paraqitur në Strategjinë e BE është realiste dhe kemi bërë negociata të shumta. Më lejoni ta përfundoj duke thënë se nuk kemi miratuar vetëm këtë strategji por se kemi hapur një rrugë për hapa të mëtejshme dhe do të kemi Samitin e Ballkanit në Sofje dhe vendime të rëndësishme në qershor. E kemi me këtë axhendë, me strategjinë e Ballkanit perëndimor kemi paraqitur të gjitha pikat kyçe.

Një ndër to kemi koston e roaming që është e rëndësishme për rininë e rajonit. Muajt në vijim do të jenë intensivë kërkojmë ambicie dhe do të jenë pikë kthese në histori se është zgjedhje për të ardhmen e Ballkanit.

Ne patjetër në të ardhmen do të kërkojmë anëtarë të rinj ; mund të jenë jo vetëm shtete anëtare por edhe më shumë. Vende të reja do të bëhen anëtare në përputhje me atë që ne kërkojmë. 6 muajt e parë të vitit 2018 mund të bëhet diçka për të arritur një pikë kthese që të mbahet mend në histori. Mos harroni në kërkojmë vendosmëri se duam që Ballkani perëndimor të jetë brenda Be dhe kjo të bëhet në sajë të punës së vazhdueshme.

Strategjia e BE-së për Ballkanin: anëtarësimi i Shqipërisë nuk do të ndodhë në 10 vitet e ardhshme

Strategjia parashtron procesin e pritshëm të integrimit në BE të vendeve të Ballkanit Perëndimor. Sipas raportit, cituar nga exit.al, vetëm Serbia dhe Mali i Zi mund të jenë potencialisht gati për t’u bashkuar me BE-së në vitin 2025. Sidoqoftë, raporti thekson se ky plan për t’i anëtarësuar këto vende në vitin 2025 është “jashtëzakonisht ambicioz” dhe do varet nga ecuria konkrete e tyre.

Për kastër vendet e tjera ballkanike—Shqipëri, Maqedoni, Bosnjë-Herzegovinë dhe Kosovë—raporti vetëm konfirmon vullnetin dhe dëshirën e BE-së për t’i pranuar ato, por nuk përcakton asnjë kalendar kohor se kur mund të ndodhë kjo gjë.

Komisioni është shpehur se qeveritë e këtyre vendeve duhet të marrin shumë seriozishtvendosjen e shtetit të së drejtës, luftën ndaj korrupsionit, goditjen e krimit të organizuar, zgjidhjen e mosmarrëveshjeve dypalëshe dhe ndërmarrjen e një sërë ndryshimesh të tjera demokratike. “Bashkimi me BE është shumë më tepër se një proces teknik. Është zgjedhje e një gjenerate të tërë, e bazuar në vlera themelore, të cilat çdo vend duhet t’i përqafojë, nga politikat e tyre të huaja dhe rajonale deri në atë që fëmijët mësojnë në shkollë “, theksohet në raport.

Strategjia e re vjen disa muaj pasi Presidenti i KE Juncker deklaroi në fjalimin e përvitshëm mbi gjendjen e BE-së, se deri në fund të vitit 2019 asnjë vend nuk do t’i bashkohet BE-së. Ky vendim kishte të bënte veçanërisht me rritjen e emigracionit në BE nga vendet e varfëra duke ngritur një valë zemërimi nga vendet anëtare.

Juncker ashtu dhe udhëheqësit e tjerë të BE-së gjithmonë kanë premtuar se do t’i udhëheqin, përmes strategjisë, vendet e Ballkanit drejt Evropës, por pa përcaktuar asnjëherë kufij kohor se kur këto vende do të bëhen pjesë e Evropës.

Juncker: Ballkani nuk mund të hyjë në BE pa zgjidhur mosmarrëveshjet kufitare

Presidenti i Komisionit Europian Jean-Claude Juncker paralajmëroi sot vendet e Ballkanit të cilat po përpiqen të anëtarësohen në BE se ato nuk do të pranohen derisa të zgjidhin të gjitha mosmarrëveshjet kufitare me fqinjët e tyre.

Junker, sipas Zerit, u tha eurodeputetëve se “këto probleme duhet të zgjidhen para pranimit, përndryshe nuk do të ketë pranim”.

Sipas tij, Serbia dhe Mali i Zi mund të pranohen në BE në vitin 2025 nëse përmbushin të gjitha kushtet për anëtarësim.

 
 
 

Comments


Liqeni Artificial i Tiranës, Tiranë, Albania

  • Facebook
  • Twitter
  • LinkedIn

©2017 by Globnews.Al. Proudly created with Wix.com

bottom of page