Pjesë drejtësisë së re edhe kunati i Mimit
- Glob News
- Feb 6, 2018
- 2 min read
Goglat i kanë buzëqeshur edhe Gent Ibrahimit, kunatit të ish-ministres së Mbrojtjes, e cila tani duhet të ishte para drejtësisë për skandalin e radarëve që i hapën rrugë trafikut të drogës. Mimi jo vetëm që nuk është para Drejtëissë, por kunati i saj do të jetë edhe personi kyç në drejtimin e strukturave të drejtësisë së kapur që po lind. Komisioni Ad Hoc hodhi dje shortin përfundimtar për zgjedhjen e anëtarëve të Këshillit të Lartë të Prokurorisë dhe Këshillit të Lartë të Gjykatave. Kryetari Ulsi Manja e ka vazhduar procesin pa ua vënë veshin, vërejtjeve të opozitës për kandidatët me probleme, që nuk duheshin përfshirë në short, i vendosur që t’i paraqesë Kuvendit listën përfundimtare me emra. Deputeti demokrat Oerd Bylykbashi e ka paralajmëruar Manjën disa herë që, “në atë vazo nuk mund të futen kandidaturat e zhvlerësuara nga ONM-ja. Është një procedurë që nëse vazhdon është në kundërshtim me ligjin dhe shorti është i paligjshëm”. Deputeti demokrat Bylykbashi, në përfundim të shortit, theksoi se “ky është procesi që po nisim reformimin e drejtësisë dhe dy organet KLGJ e KLP tani i kanë themelet në njëanshmëri politike, në konflikt interesi në lidhje të drejtpërdrejtë familjare ose jo, në marrëdhënie të ngushta interesi me anëtarë të qeverisë, persona që kanë marrë pjesë në gjyqe politike para vitit 1990, persona që nuk kanë zbatuar ligjet për pagesën e taksave, kandidatë që janë haptazi qartë fare të skualifikuar nga ONM-ja…Ata janë pjesë e këtij shorti që po i çohet parlamentit për t’i vënë vulën…Me këtë lugë çorbe të prishur ne po fillojmë rrugën e gjatë të drejtësisë në Shqipëri”.
Kandidatët nga trupa e avokatëve për Këshillin e Lartë Gjyqësor Fatmira Luli Alban Toro Kandidatët nga trupa e pedagogëve për KLGJ Erjon Muharremaj Maksim Qoku Kandidatët nga Shoqëria Civile për KLGJ Naureda Llagami Kandidatët nga trupa e avokatëve për Këshillin e Lartë të Prokurorisë Nurihan Seiti Meta Tartar Bazaj Kandidatët nga trupa e pedagogëve për KLP Gent Ibrahimi Sandër Beci Kandidatët nga Shoqëria Civile për KLP Alfred Balla

Comments