E njëjta qeveri, e njëjta përmbytje
- Glob News
- Feb 5, 2018
- 4 min read
Nga Gazeta 55Zotimi i Ramës për banorët e prekur: Shihemi përmbytjen tjetërSa herë bie Shqipëri, Shqipëria përmbytet, vjen tek njerëzit hallexhinjtë e njëjta përmbytje dhe i gjen me të njëjtën qeveri. E ndërsa njerëzit përmbyten, qeveria Rama si gjithnjë në kohë vonesë mbledh Shtabin e Emergjencave bën spektakël në ERTV dhe mediat që kontrollon ku derdh lot krokodili, porse në përmbytjen e radhës e njëjta situatë do të jetë sërish përderisa nuk investon. Reshjet e së shtunës kanë krijuar mjaft probleme në disa zona të Shqipërisë veçanërisht në zonat e Jugut dhe në vend të ndihmës shohim propagandë. Kjo ndodhi dhe me kryetarin e Kuvendit Gramoz Rucin i cili ishte në Novoselë dhe në vend të një ndihme konkrete foli se partia i kishte marrë masat ku de fakto nuk dukej asgjë ndihmë konkrete dhe dukej sikur Ruci po iu thonte banorëve dilni zot vetes, shihemi në përmbytjen e radhës. E njëjta gjë edhe me kryebashkiakun Leli i cili mjaftohet vetëm me thirrje ndaj banorëve të Novoselës duke iu kërkuan të largojnë bagëtitë dhe ngjisin mobiljet në katet e sipërme. Në këto zona të përmbytura veç përmbytjeve ka dhe mungesë të furnizimit me energji. Qytetarët që kanë banesat e tyre përgjatë Vjosës përballen me mjaft probleme serioze dhe nuk kanë nevojë aspak për propagandë por për zgjidhje konkrete ndaj apelojnë për ndihmë dhe sensibilizim sa më të madh përballe bllokimit që qeveria iu ka bërë atyre për të kërkuar ndihmë që kjo situatë të zgjidhet nga ekzekutivi të mos trajtohen me lëmoshë por të gjendet zgjidhje e duhur që të mos përmbyten më. Probleme të shtunën kanë ndeshur dhe banorët përgjatë lumit Shkumbin apo dhe në Klos. Situata dramatike paraqitet dhe në Gjirokastër ku disa familje rrezikojnë seriozisht. Pallati i tyre në mënyrë absolute rrezikon shembjen pas rrëshqitjeve të fundit dhe qeveria mjaftohet me propogandën duke mos gjetur zgjidhjen konkrete dhe shpallur gjendjen e jashtëzakonshme. E gjitha kjo ndodh pasi Rama nuk kërkon ti dëmshpërblejë familjet që preken nga fatëkeqesi natyroreKryetarja e bashkisë letër Ramës: Shpall gjendjen e jashtëzakonshme/Kryetarja e Bashkisë së Gjirokastrës Zamira Rami i ka bërë kërkesë kryeministrit të vendit Edi Rama që të shpallë gjendjen e jashtëzakonshme ne Gjirokaster. Në një leter të gjatë drejtuar kreut të Qeverise ajo informon kryeministrin në lidhje me situatën në Gjirokastër ku kërkon të merren masa për evakuimin e banorëve të rrezikuar dhe garantimin e strehimit të tyre. Reshjet e jashtëzakonshme te datave 2 dhe 3 Shkurt 2018, krijuan një sere problematikash madhore ne Bashkine Gjirokastër. ? Në qytetin e Gjirokastrës, për shkak të reshjeve të dendura të shiut të datës 03.02.2018, në lagjen “Kodra e Shtufit”, në faqen juglindore të saj, nga Komisioni i Konstatimit të gjendjeve të shkaktuara nga fatkeqësitë natyrore, më datë 03.02.2018, ora 20:30, është konstatuar rrëshqitje masive dheu, qe ka prishur rrugën që të çon në lagjen “Kodra e Shtufit” dhe ka arritur deri në katin e tretë të pallatit, duke çarë muret dhe duke depërtuar në brendësi të banesave. Gjithashtu, për zonën në lagjen “Cfakë”, e marrë në studim nga Shërbimi Gjeologjik Shqiptar, është rekomanduar sistemimi urgjent i banorëve në ambiente të sigurte. ? Rruga e fshatit Zhulat, Njësia Administrative Cepo, dëmtimi i të cilës ka izoluar banorët e fshatit Zhulat totalisht; rruga e fshatit Palokastër, Njësia Administrative Cepo, dëmtimi i të cilës ka vazhduar edhe gjatë ditës së reshjeve së djeshme të shiut të datës 03.02.2018, duke kërcënuar izolimin total të këtij fshati në rast mosveprimi; Unaza “Gërhot” Gjirokastër dhe banesat përreth saj, 40 banesa, të cilat kërcënohen nga prurjet e ngurta të përroit të Çullos; Rruga e pikës turistike “Antigone”, Njësia Administrative Antigone, e cila në rast mosveprimi, kërcënon bllokimin e komunitetit të tre fshatrave dhe pikës arkeologjike.Përrenjtë malorë ? Përroi i Sopotit, i cili kërcënon zhvillimin urban të pas viteve 1990 në fshatin Lazarat, Njësia Administrative Lazarat, Gjirokastër si dhe rrugën nacionale Gjirokastër-Kakavie; Përroi i Gjokanës, i cili kërcënon zhvillimet urbane pas viteve 1990 në jug të qytetit të Gjirokastrës si dhe rrugën nacionale Gjirokastër-Kakavke; Përroi i Bufamesë, i Dunavatit dhe i Palortosë, të cilët kërcënojnë zonat e vjetra të qytetit të Gjirokastrës; ? Përroi i Picarit, Njësia Administrative Picar, i cili kërcënon banesat në fshatin Picar si dhe rrugën lidhëse të kësaj njësie me rrugën kombëtare.Bashkia Gjirokastër dhe gjithë strukturat e saj prej 72 oresh janë ne gatishmëri te plote dhe ne çdo pjesë të territorit ku janë shfaqur probleme. 200 punonjës janë angazhuar në të gjitha ndërhyrjet, për të qenë pranë komunitetit në çdo moment. Me qëllimin madhor, mbrojtjen e jetëve njerëzore, kryetari i bashkisë, znj. Zamira Rami, ka marrë vendimet për evakuimin e familjeve në zonat e rrezikshme, përkatësisht, lagjja “Cfakë” dhe lagjja “Kodra e Shtufit”, në mjedise të sigurta, deri në marrjen e masave inxhinierie për sigurimin e banesave. Por, problematikat e shfaqura dalin jashtë mundësive të Bashkisë Gjirokastër. Për këtë arsye i jemi drejtuar qeverisë shqiptare, që të shpallë Gjendjen e Pjesshme të Emergjencës për Bashkinë Gjirokastër, shkruan Rami ne letren e saj për kreun e qeverisë.

留言