‘Pse votuat kundër SHBA? A do të arrestohet Tahiri…’ Shqiptarët e Amerikës kryqëzojnë Pandeli Majkon
- Glob News
- Feb 5, 2018
- 1 min read
Shqiptarët e diasporës që jetojnë në SHBA, e kanë gozhduar me pyetje Ministrin e Diasporës Pandeli Majko, gjatë vizitës së tij në Amerikë. Gjatë një takimi me emigrantët shqiptarë që jetojnë në Detroit, Majko është pyetur se përse Shqipëria votoi kundër SHBA-ve në OKB dhe pse në Shqipëri janë rikthyer sërish simbolet e komunizmit. Gjithashtu shqiptarët që jetojnë në Amerikë ndjekin me vëmendje edhe zhvillimet politike që ndodhin në Shqipëri, ku një prek pyetjeve ishte dhe a do të Arrestohet Saimir Tahiri. Këto pyetje Majkos i janë bërë nga Gjon Kaçaj, i cili ka qenë i persekutuar në kohën e diktaturës.


Comentários