Deti i poshtërsisë!
- Glob News
- Feb 1, 2018
- 2 min read
Nga ALBINA DEDA Gënjeshtra me e madhe çudit vetëm tre ditë, thotë populli, por socialrilindasit e Shqipërisë si mjeshtër të propagandës e mashtrimit arritën ta zgjasin në vite jehonën e gënjeshtrës


Deti i poshtërsisë! tyre lidhur me marrëveshjen me Greqinë për determinimin e kufi jve detarë!. Nuk dua të ndalem në skandalin e bisedimeve ku vendi ynë humbi 12 milje. Ky fakt i cili u fsheh nga qeveria Rama u publikua hapur nga grekët. Dua të pyes dhëndrin e Enver Hoxhës, Pëllumb Xhufi n dhe kapterin në pension Myslym Pashai ku e kanë vrerin e mashtrimit ndaj qeverise Berisha dhe ish-ministri të saj të jashtëm Basha. Nëse ju ka ngelur damarë burri se profesionalizmi i tyre është atrofi zuar deri në neveri le të dalin të kërkojnë ndjesë. Pse nuk dalin tellallët e mashtrimit e mjeshtrit e trukimit të denoncojnë aktin skandaloz të pinjollëve të Byrosë Politike të cilët nuk dominohen nga asnjë celulë e karakterit kombëtar, por janë klone të deformuara të internacionalizmit proletar. Kush e gjen sot epitetin e saktë për të karakterizuar këtë tradhti të argumentuar. Qeveria e Sali Berishës dhe ish-ministri Basha nuk ja nënshtruan këtë problem kompromisit politik e diplomatik, por ekspertëve të specializuar më të mirë të vendit. Po Edvini ku i kishte ekspertët. Meqë ishte viti i Skënderbeut si ka mundësi që ky monstër zgjodhi të bëhej Hamzai i Spiropalit! E kam shkruar dhe i qëndroj bindjes se të besosh që në trupin e droguar e trurin e përçudnuar të Edi Rames rreh ndonjë damar nacionalizmi është futurizëm idiot!. Gjithçka është mashtrim i gatuar në laboratorët e Shtëpisë me Gjethe e cila është transferuar në zyrat e qeverisë dhe Kuvendit të Shqipërisë. Ky veprim antikombëtar i Edi Ramës po i shtohet kauzave të shumta të shqiptarëve për të përzënë njëherë e përgjithmonë ketë Kryeministër bastard dhe çetën e tij të çakejve qeveritare.
コメント