Basha: Rama të dalë nga vrima e miut
- Glob News
- Feb 1, 2018
- 2 min read
Kryetari i PD, Lulzim Basha e quajti superskandal ekstradimin e Nezar Seitajt në Itali. “Mafia në pushtet e ekstradoi për ti mbyllur gojën dhe për të mbrojtur Ramën e Tahirin”, deklaroi Basha në një prononcim në oborrin e Kuvendit. Basha i bëri thirrje Ranës të dalë nga vrima e miut ku është futur dhe të japë llogari për superskandalin.
“Sot opozita kërkoi fjalën në lidhje me rregulloren për të kërkuar praninë e Edi Ramës i cili u fsheh siç u fsheh para bashkimit të shqiptarëve më 27 janar, kërkoi vrimën e opozitës për t’iu fshehur opozitës si më 27 janar.
Por shumëfish më i rëndë është ky skandal i cili vërteton se Kryeministri, Ministri i Brendshëm, Ministri i Drejësisë, Prokuroria e Përgjithshme, Drejtoria e Ekstradimeve në këtë prokurori, Drejtoria e Ekstradimeve në Ministrinë e Drejtësisë, Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve, Interpoli, Policia e Shtetit janë bërë të gjithë bashkë në këtë konspiracion për ti mbyllur gojën dëshmitarit kyc në momentin që pranoi të bëhej bashkëpunëtor i drejtësisë.
Vendi është në kthetrat e mafies. Opozita nuk do të pranojë kurrë ti mbyllet goja. Ky nuk është më një parlament, kjo është një zezanë, pengesa kryesore për drejtësi, barazi para ligjit, pengesa kryesore për avancimin e shqiptarëve në rrugëtimin e tyre europian. Me 27 janar, shqiptarët treguan se kanë vrarë frikën dhe kanë vendosur të marrin fatin në duart e tyre. I garantoj sot se opozita do jetë në krah dhe në ballë të kësaj përpjekje jetike për të marrë fatin në dorë, i cili është në duart e një bande kriminale, sic e provon qartësisht dhe super skandali i rrëmbimit nga shteti të dëshmitarit kyç Nazer Seitaj”, u shpreh Basha.

Kommentare