Arratia e tretë e Edi Ramës
- Glob News
- Jan 29, 2018
- 3 min read
Nga Nga Sali BerishaEdi Rama dje mori arratinë. Për të zhdukur çdo gjurmë, ai mbylli për herë të parë edhe vërvër TV-në apo teleneverinë, siç po e quan populli ERTV-në e tij. Ai kishte njoftuar se do të shkonte në Shkodër, por në fund zgjodhi vrimën e miut ku mbajti frymën në arrati për 24 orë. Pas 20 shkurtit të vitit 1991 dhe 14 shtatorit të vitit 1998, kjo ishte arratia e tretë e tij. Por, siç i thonë fjalës, “e treta e vërteta”! Kjo, sepse e para ishte një evakuim me autoblinda i Bllokut ditën e rrëzimit të shtatores së Enver Hoxhës. E dyta, ditën e varrimit të Azem Hajdarit zgjati vetëm 10 orë, kurse kjo e fundit në të vërtetë rreth 48 orë, pasi përveç disa pamjeve nga Davos, ai u zhduk nga ekranet e TV dhe valët e radiove 48 orë. Militantët socialistë u dëshpëruan thellë me liderin e tyre mbatharak. Papagajtë e tij u thanë mediave se qëndrimi i Berishës në zyrë më 21 janar ishte shkaku i viktimave prandaj Rama mirë bëri që ia mbathi! Kurse analistët u mjaftuan me konstatimin, por nuk analizuan shkaqet e kësaj zhdukjeje, kësaj heshtjeje të plotë të tij ndaj këtij tmerri infernal të papërjetuar prej tij kurrë më parë! Këtu më poshtë po rendis disa nga arsyet e heshtjes mortore të Edi Ramës, heshtje që tronditi aq shumë narkoqeveritarët, narkodeputetët, narkozyrtarët e tij. Së pari, Rama u tmerrua sepse pa dje nga vrima ku ai ishte futur atë që ai kurrë nuk e kishte imagjinuar. Ai pa se bashkimi i opozitës në të gjithë spektrin e saj, të cilën ai vetëm një javë më parë e quante se nuk ekziston, prodhoi dje jo një protestë, por një tsunam popullor, shpresë për mbarë shqiptarët dhe urrejtje ndaj narkoshtetit të tij, që në çdo çast e në pak minuta mund ta fshinte dhe mund ta fshijë nga faqja e dheut! Së dyti, Rama u tmerrua sepse ai si vote-killer, vrasës i votës së qytetarëve shqiptarë, pa dje, pothuaj në harkun kohor të 100 ditëve të formimit të qeverisë së tij të ngritur mbi drogën dhe krimin, atë që kurrë nuk e kishte besuar se do të shihte, protestën gjigante, siç e quajtën mediat e huaja të atyre që më 25 qershor ai me drogë, banda dhe pushtet krimi iu kishte vrarë votën dhe së bashku me të edhe shpresën. Ai u lebetit dhe u zhduk dje me keq se me 14 shtator te vitit 1998, sepse protesta e djeshme iu duk si mostër gjigante apo si marshi i fantazmave qe vërshoi nga te katër anët e vendit dhe pushtoi Tiranen e atyre qe u kishte vrare votën dhe shpresën, te cilët u ngritën si feniksi dhe me fuqinë e tyre mund te bënin pluhur dhe fshinin ne pese minuta nga faqja e dheut pushtetin e narkoshtetit te tij. Së treti, Rama u tmerrua dhe heshti duke mbajtur frymën ne skutën ku ishte futur sepse dje konstatoi se shqiptaret e te gjithë spektrit politik opozitar, madje edhe qindra e mijëra socialiste, shume prej te cilëve ishin dje, konsiderojnë dosjen Tahiri-Habilaj, dosjen e Xibrakës, aferat e Armos, djegësve, tarifave te stërlarta te universiteteve etj, shume me te rrezikshme se sa bombat dhe armët kimike te Sirisë. Mirëpo ne vjeshtën e vitit 2013 ai arriti te shuaj zemërimin popullor duke dale gënjeshtar dhe anuluar premtimin e dhënë, kurse tani nga këto dosje, skllav i te cilave është, nuk ka shpëtim. Përpjekjet e fundit donkishoteske, si zgjedhja e tij kryegjykatës dhe kryeprokuror, mbyllja njëra pas tjetrës e dosjeve te aferave te mëdha, pengimi i drejtësisë për arrestimin e Tahirit dhe kthimi i pasaportës se tij, lirimi i Sotës, ekstradimi i financierit te Habilajve ne Itali, jo vetëm qe nuk kane frikësuar njerëzit por përkundrazi i kane revoltuar për vdekje ata, ndaj dhe vërshuan si asnjëherë me pare drejt Tiranes për t’i kthyer restin qe meritonte ai dhe narkoshteti i tij. Si përfundim, dje qytetaret e Tiranes dhe te mbare Shqipërisë nen udhëheqjen e opozitës, ndrynë Edvin Kristaq Ramën ne vrimën e miut, ne banesën e heshtjes mortore dhe e shndërruan atë ne kufome politike te pakallur…! Nderim dhe mirënjohjen me te madhe për ata qindra mijëra qytetare, qe me protestën e tyre madhështore iu treguan shqiptareve dhe botes se ne Shqipëri shumice është opozita kurse narkoshteti po shkon ne kazanin e plehrave te historisë! Revolucioni vazhdon! Fitore!

Comentários