top of page

Të shpëtojmë Shqipërinë përpara se “timonierët ” ta çojnë në greminë

  • Writer: Glob News
    Glob News
  • Jan 26, 2018
  • 4 min read

Nga LEFTER GËSHTENJA.

Sot shqiptarët jo vetëm nuk qeverisen, por iu është vrarë çdo lloj shprese!. Ne duhet t’i dalim zot këtij vendi i cili po rrëshqet çdo ditë e më shumë drejt greminës, në saj të një qeverisje ta papërgjegjshme dhe të korruptuar e cila është vetëm në funksion të oligarkisë dhe krimit. Më 27 Janar dhe jo vetëm, qytetarët kanë mjaft arsye për të protestuar madje çdo ditë ndaj politikave zhvatëse të kësaj qeverie e cila prej vitit 2013 ka ardhur në pushtet me premtime të mëdha dhe nuk mbajti asnjë, si dhe riinstalimit të saj në 2017 me blerjen e votës me paratë e hashashit. Sot shqiptarët jo vetëm nuk qeverisen, por iu është vrarë çdo lloj shprese!. Jo më kot të gjithë mendojnë të ikin njësoj si në vitin 1990 dhe shifrat janë kokëforta. Kujtojmë që kulmi i largimeve masive të qytetarëve shqiptarë ishte viti 2015, kur u vërtetua se kishte shumë aplikime për azil, por sipas një studimi të Revistës “Monitor” kjo u përsërit edhe në vitin 2017, ku njerëzit ikin dhe nuk deklarojnë asgjë as kur nisen dhe as kur mbërrijnë. Numri i shqiptarëve që kanë braktisur Shqipërinë gjate vitit 2017 është po aq i lartë sa edhe në vitin 2015, kur shifrat arritën rekord maksimal. Njerëzit ikin nga mungesa e alternativës, sidomos të rinjtë. Kompanitë , Bankat, Callcenterat, Fasonet po shkurtojnë vendet e punës. Askush nuk dëshiron të braktisë vendin e tij, familjen, të afërmit veçse kur gjendet me shpatulla për muri dhe përballë mungesës së çdo alternative për të jetuar në këtë vend. Qeveria Rama as që duket e interesuar të frenojë këtë ikje me politikat e saj stimuluese, zhvilluese që njerëzit të kenë të paktën shpresë, të kenë mundësi të punojnë e jetojnë në tokën ku lindën dhe u rritën. Papunësia në Shqipëri është në nivele alarmante. Qytetarët nuk kanë mundësi të sigurojnë një vend pune për të ushqyer familjen dhe për ti dal zot asaj për nevojat e tjera. Qeveria i ka larguar me mijëra e mijëra familje dhe nga skema e ndihmës ekonomike më të cilën fundja merrnin të paktën thesin e miellit duke qenë se edhe kjo pagesë është një lëmoshë, por as ketë nuk ia mundëson kjo qeveri!. Sektori privat përballe politikave jo stimuluese nga qeveria nuk mund të hap vende pune i gjendur përballë taksave të larta, taksidarëve të pushtetit që i kërcënojnë me gjoba, si dhe mungesës së vullnetit të ekzekutivit për t’i krijuar sa më shumë lehtësira biznesit . Shqipëria nuk është në vendet që ka një klimë miqësore me biznesin. Këtë e vërteton mësë miri mungesa e investimeve te huaja serioze të ardhura në vend ku dy më kryesoret që edhe këto vite kanë ndikuar dhe në rritjen ekonomike të vendit janë TAP dhe Kaskada e Devollit, investime të siguruara këto që në qeverisjen e Partisë Demokratike. Tani që këto investime janë drejt përfundimit të tyre, sipas ekspertëve dhe FMN-së, ato do të ndikojnë negativisht në rritjen ekonomike ndaj dhe mungesa e investimeve të huaja në vend është një alarm për ekonominë e vendit. Shqipëria nuk ka klimën e duhur të të bërit biznes kjo e konstatuar dhe në raportet ndërkombëtare, apo me keq akoma nga ky vend ku, biznesmenët kanë dashur të investojnë por janë larguar me dhunë!. Më 27 janar shqiptarët duhet të ngrihen kundër hashashizimit të vendit. Ky është dëmi më i madh që i ka shkaktuar e majta ne pushtet këtij vendi që do të dojë një punë jo të vogël të stabilizohet situata. Mbjellja e Shqipërisë me drogë me porosi të pushtetit, nën menaxhimin dhe kujdesin e policisë, pasurimi i drejtuesve të saj, si dhe mafi as politike përmes këtij biznesi kriminal është një akuzë shumë e rëndë e cila meriton të zbardhet. Kriminaliteti në vend ka pësuar një rritje alarmante të frikshme dhe ajo që është më skandaloze është se krimi kontrollon pushtetin politik ,si dhe segmente të caktuara të administratës. Është skandaloz fakti që kjo qeveri në vend që të reagojë sadopak ndaj halleve dhe nevojave të qytetarëve më shumë duket e përkushtuar të lobojë dhe punojë për të shpëtuar kokat e tyre nesër kur të zbohen nga pushteti, ndaj dhe po bëjnë çmos për të arritur kapjen e sistemit te drejtësisë. Duhet të ngrihemi kundër mungesës se investimeve ne infrastrukture, lënies pas dore te infrastrukturës rrugore nga qeverisja e majte, asnjë investim ne infrastrukture ne këto 5 vjet, veç propagande dhe fasadë nuk është bërë asgjë konkrete Edhe ato pak kilometra akse rrugore të përfunduara ne këto 5 vjet janë të nisura dhe të realizuara nga qeverisja e Partisë Demokratike. Më 27 janar në proteste duhet të jenë të rinjtë që përballen me papunësinë, mungesës së ambienteve rinore, me tarifat e larta në arsim dhe me një sistem arsimor që lë shumë për të dëshiruar dhe me një reformë e cila u bë në kurriz të rinisë dhe universitetit publik dhe i detyron mjaft prej tyre të shkojnë në universitete private pavarësisht kanë apo jo mundësi ekonomike! Në proteste duhet të jenë buxhetorë e pensionistë të cilët ndryshe nga qeverisja e Partisë Demokratike, qeverisja e majte prej vitit 2013 nuk ka ngritur asnjë vit paga dhe pensione, teksa çmimet rriten, është rritur çmimi i ushqimeve dhe mallrave të tjera të konsumit, është rritur çmimi i ujit, i energjisë elektrike i gazit për ngrohje dhe gatim, janë 10-fi shuar taksat vendore për biznesin e vogël. Gjithashtu tashmë qytetarët do të kenë në 2018, një takse shtesë si peshqesh i qeverise “Rama 2” do të jetë dhe taksa mbi pronën. Korrupsioni në çdo institucion është ulur këmbëkryq. Qytetarët përballen me punonjës të administratës vendore dhe qendrore që të sheh nga xhepat dhe çfarë është e turpshme është fakti që me spastrimin e administratës vendin e teknicientëve e kanë zënë militantët partiake!. Të shtunën me 27 janar çdo qytetar duhet të protestojë për Shëndetësinë në ditën e saj më të errët, ku qene dështimi me spektakolar i kësaj qeverisje. I frikshëm është fakti që jo se mungojnë paratë, por ato shpërdorohen, iu jepen klientëve të pushtetit përmes skemave korruptive dhe sistemi shëndetësor degradon ditaditës. Ku është sot shëndetësia falas?!. A ka ndonjë sot qe di te thotë gjë për këtë?!. Qytetarët përballen me mungesë të shërbimeve mjekësore në Tiranë, imagjino në rrethe ku situata është tejet e rëndë ku veç mungesës së infrastrukturës shëndetësore mungojnë dhe mjekët. Sa përmend më sipër, por janë dhe më të shumta arsyet që shqiptarët duhet ti bashkohen protestës se Partisë Demokratike të shtunën më 27 janar përballë kryeministrisë.

 
 
 

Comments


Liqeni Artificial i Tiranës, Tiranë, Albania

  • Facebook
  • Twitter
  • LinkedIn

©2017 by Globnews.Al. Proudly created with Wix.com

bottom of page