Erion Veliaj sulmon Ramën për ujin e bashkisë
- Glob News
- Jan 25, 2018
- 1 min read
Nga Gazeta 55 Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj që për çdo gjë thotë se në këto 27 vjet nuk është bërë gjë, deklaroi dje se për herë të parë ndërmarrja e ujit të pijshëm po dilte me fitim. Veliaj që e ka shprehje fikse këtë punën e 27 viteve, harroi se kryetari më jetëgjatë i bashkisë së kryeqytetit në këto vite, 11 të tilla, ka qenë pikërisht Edi Rama. Pavarësisht pronësisë së këtyre ndërmarrjeve midis qeverisë dhe bashkisë, kjo e fundit gjithnjë ka qenë përgjegjëse për çështjen e administrimit të ujit. Sigurisht, që nuk bëhet fjalë që Veliaj të gjejë diçka pozitive të kundërshtari, pasi kjo nuk i përshtatet formimit të tij si pasardhës komunistësh, por mesa duket nga shpejtësia e të folurit papagall, nxori edhe Ramën me probleme. Se shpeshherë Veliaj harron që Rama ka qenë kryetar bashkie, por mesa duket montazhierët e agjitpropit të bashkisë nuk kishin mundësi të filtronin materialin propagandistik të Velisë. Këtë radhë, ai hyri në një kronikë televizive të përgjithshme, nuk monologoi si çdo ditë për “punët” komunale të Tiranës. Këtu është edhe çudia e këtij rasti, pikërisht atëherë kur Veliaj flet me të tjerët e jo me veten.Pavarësisht se forumi ishte për çështje të tjera që lidheshin me sipërmarrjen, prania e kryetarit të Bashkisë së Tiranës për të folur për ujin e pijshëm ishte krejt pa lidhje me objektin për të cilin ishin mbledhur aktorë të rëndësishëm të politikës si presidenti, ministra, guvernatori i bankës, etj. Si duket, Veliaj nuk e kupton se në këto raste nuk bëhet fjalë për punë komunale.

Comments