top of page

50 euro policit në Rinas për të udhëtuar në vendet e BE

  • Writer: Glob News
    Glob News
  • Jan 25, 2018
  • 3 min read

Korrupsioni në Aeroportin e Rinasit bëhet në mënyrë të hapur, duke filluar nga shefi i Komisariastit e deri te polici i thjeshtë. Denoncimi është bërë nga një oficer policie, i cili i është drejtuar me një mesazh ish-Kryeministrit Berisha ku shkruan se, zinxhiri i korrupsionit fillon nga shefi i Komisariatit deri te polici i thjeshtë. Sipas denoncimit të oficerit të policisë, qytetarët duhet të paguajnë nga 50 euro nën dorë për të udhëtuar në drejtim të vendeve të BE. Ai shkruan se policët mbajnë telefona shumë të shtrenjtë dhe që nuk mund të përgjohen. “Ja se si vjedhin narkopolicët në Aeroportin e Rinasit! Lexoni mesazhin e policit dixhital”, shkruan Berisha në Facebook. “Mirmbrëma zoti doktor, dëshiroj të jeni mirë familjarisht dhe të keni jetën e gjatë. Unë jam një ish-oficer policie që kam mbaruar shkollën në 2005 dhe në 2013 më hoqën nga puna vetëm për shkak se isha nga Veriu. Desha të jap një informacion ose të zbërthej zinxhirin e korrupsionit që ndodh në Aeroportin e Rinasit, duke filluar nga shefi i Komisariatit e deri te polici më i thjeshtë. Aty një shtetas normal që lëviz në shtetet e BE nuk e lenë të kalojë pa paguar 50 euro. Le të ketë ftesë dhe lekë me vete, është taksative të paguash. Kamerat e Aeroporti nuk funksionojnë kurrë, ndërsa për bosat e mafies që e kanë të gjithë Europën të ndaluar marrin nga 500 deri në 1500 euro. Të gjithë kontrollorët janë të pajisur me telefona të kriptuar ose siç quhen pgp, të cilët kushtojnë 1500 euro që nuk mund të përgjohen. Ja pra, doktor, ky është shteti i hajdutëve të Edi Ramës”, shkruan punonjësi i policisë. Aeroporti i Rinasit është kthyer në një tmerr për qytetarët. Nga njëra anë korrupsioni i zyrtarëve të lartë nga ana tjetër çmimet e larta të udhëtimit me avion. Qytetarët që udhëtojnë me avion, nga Aeroporti i Rinasit drejt vendeve të tjera, ankohen me të drejtë, se çmimet e biletave ajrore në Aeroportin e Rinasit, janë më të larta se në çdo vend tjetër të botës dhe BE, por edhe në krahasim me Maqedoninë dhe Kosovën! Për të evituar pagesat e larta, thuhet se 90% e individëve dhe grupeve turistike, nuk udhëtojnë më nga Aeroporti i Rinasit, por nëpërmjet aeroporteve të vendeve kufitare, ku edhe pse shkojnë qindra kilometër me rrugë tokësore deri në ato aeroporte, kostoja u rezulton afro 40-50% më e ulët. Mjafton të bësh një krahasim me çmimet e biletave të vendeve të rajonit, të vendeve të BE dhe kontinenteve të tjera për çdo milje fluturim prej atyre vendeve, në raport me nisjen prej Rinasit, për të konstatuar skandalin e çmimeve monopol të biletave të avionëve, që aplikohen në Tiranë. Një vit më parë, u tha se u hoq monopoli i fluturimeve, por në fakt nuk është hequr ende. Kompania që ka pasur koncesionin e fluturimeve, nuk po e lëshon monopolin dhe për këtë duket, se ka mbështetjen e shtetarëve që kanë në dorë firmat dhe vulat për ta zbatuar vendimin e tyre! Sipas informacionit, pas deklarimit dhe vendimit shtetëror shqiptar, se u hoq monopoli i fluturimeve ajrore në Rinas e në Shqipëri, dhe se u pranuan kompani të tjera ajrore me çmime të ulëta, si në gjithë vendet e tjera në rajon, në BE e në botë, avionët e kompanive të reja po qëndrojnë në “tako” në Rinas, mbasi nuk u jepet leja e fluturimeve për shkak se nuk lejon kompania monopol, ndaj dhe udhëtarët që duan të nisen nga Rinasi, duhet të paguajnë bileta me çmime, aq sa euro i duhen kompanisë monopol e jo, aq sa është, kostoja reale e shërbimit për çdo distancë, në krahasim me vendet e tjera.

 
 
 

Comments


Liqeni Artificial i Tiranës, Tiranë, Albania

  • Facebook
  • Twitter
  • LinkedIn

©2017 by Globnews.Al. Proudly created with Wix.com

bottom of page