top of page

Drejtësia e Ramës, me agjentë sigurimi

  • Writer: Glob News
    Glob News
  • Jan 24, 2018
  • 5 min read

Nga Gazeta 55Nga paniku se po zbulohen vjedhjet masive të buxhetit të shtetit, kanabizimi dhe favorizimi i klaneve kriminale, Edi Rama po u drejtohet për ndihmë, njerëzve më të verbër dhe më të papranueshëm; agjentëve të Sigurimit, të dënuarve dhe evazorëve. Në kundërshtim me rekomandimet e ONM-së dhe duke falsifikuar kushtetutën, me firmën e Genci Gjonçajt, besnikut të Saimir Tahirit, në parlament po shkon një listë me sigurimsa dhe me xhahilë që njohin vetëm “drejtësinë popullore” të diktaturësOpozita: Kandidatët me influencë nga Rama, “peshqit e mëdhenj” do mbeten jashtë qelive Reforma në Drejtësi është kryekëput një projekt personal i Edi Ramës. Në dokumentin e bërë publik nga Partia Demokratike shihet qartazi sesi kryeministri në mënyrë të njëanshme ka përzgjedhur në krye të institucionit të KLP-së dhe KLGJ-së anëtarë, të cilët janë me probleme të rënda ligjore, ndërsa shumë prej tyre edhe ish-sigurimsa të shtetit. Me një proces tërësisht farsë, mazhoranca një ditë më parë përzgjodhi këta anëtarë, të cilët nuk plotësonin asnjë kusht ligjor, pavarësisht se bëhej fjalë për dy organet më të rëndësishme të sistemit të Drejtësisë. Përzgjedhja e këtyre personave përveçse na dëshmon se shqiptarët nuk do të kenë kurrë një drejtësi të reformuar, por më keq akoma ajo do të jetë e kapur nga një grusht njerëzish të zhytur në krim dhe korrupsion. Ortakëria e Edvinit me bandat e bën të pamundur reformimin e Drejtësisë, pasi shton rrezikun që kryeministri më i përlyer në historinë e vendit të vendoset pas hekurave. Andaj nën influencën e drejtpërdrejtë të tij, këta persona të përzgjedhur do të punojnë vetëm për të goditur kundërshtarët politik të kryeministrit, ata që do të guxojnë të denoncojnë veprimtaritë e tij kriminale, ndërsa për shqiptarët do të vazhdojnë vuajtjet dhe sorollatjet nëpër dyert e drejtësisë pa marr kurrfarë zgjidhje. Sot është e qartë si drita e diellit se kontributi i vetmi Edvinit në reformën e Drejtësisë është sulmi ndaj prokurorëve, dëshmitarëve, njerëzve të ndershëm, siç bëri kur i shpërtheu skandali Tahiri dhe siç vepron në çdo rast që situata i del jashtë kontrollit. Sot ajo që na mbetet të themi është se drejtësia që Rama do u servir shqiptarëve është drejtësia me të cilën mbrojti Tahirin. Ndërsa njerëzit e ndershëm, njerëzit e varfër do të nëpërkëmben siç ka ndodhur deri më tani.PD denoncon me emra: Vettingu do bëhet nga persona të dënuar dhe ish-sigurimsaPër Partinë Demokratike, shorti për kandidatët e KLP dhe KLGJ nuk ishte asgjë më shumë se një proces farsë. Në një konferencë për mediat nga selia blu, Oerd Bylykbashi dhe Gazmend Bardhi argumentuan se pse lista e kandidatëve është e papranueshme për opozitën. Bylykbashi tha se kandidatët kishin probleme që shkojnë nga mospërmbushja e kritereve të qarta dhe pa ekuivok ligjore deri në kandidatura që janë të papranueshme edhe në kuadrin e ligjit për dekriminalizimin. Ndërsa Gazmend Bardhi theksoi se mazhoranca ka përfshirë në short dhe potencialisht ka emëruar kandidatë që deligjitimojnë të gjithë funksionimin e KLGJ dhe KLP-Bylykbashi: Kandidatët me influencë nga Rama, “peshqit e mëdhenj” do mbeten jashtëPër Partinë Demokratike, shorti për kandidatët e KLP dhe KLGj nuk ishte asgjë më shumë se një proces farsë. Në një konferencë për mediat nga selia blu, Oerd Bylykbashi dhe Gazmend Bardhi argumentuan se pse lista e kandidatëve është e papranueshme për opozitën. Bylykbashi tha se kandidatët kishin probleme që shkojnë nga mospërmbushja e kritereve të qarta dhe pa ekuivok ligjore deri në kandidatura që janë të papranueshme edhe në kuadrin e ligjit për dekriminalizimin. “Procesin farsë që zhvilloi dje Kuvendit në zgjedhjen e KLP dhe KLGJ, dy organet më të rëndësishme të sistemit të drejtësisë, ato që do të jenë qeverisja e sistemit gjyqësor për të ardhmen, organe që do të jenë ato që do të formësojnë gjyqësorin e ri dhe shërbimin e ri të prokurorisë në vitet e ardhshme. Organe që ishin pjesë e marrëveshjes kushtetuese të 21 korrikut 2016. Procesi që u zhvillua dje për KLP dhe KLGJ tregoi qartazi që e gjithë ajo që kemi mbërritur deri në këtë fazë është një proces i korruptuar politikisht, i deligjitimuar që nuk kishte si të prodhonte ndryshe por një listë kandidatësh që ishin qartazi të filtruar dhe përzgjedhur politikisht për të garantuar në çdo rast që rezultati i kandidaturave që do ti paraqiten Kuvendit për KLP dhe KLGJ nga jashtë sistemit të drejtësisë të jetë një rezultat ku kudo që të zgjidhet të jetë i kontrolluar nga Edi Rama. Kemi bërë të detajuara vërejtjet tona për çdo kandidat. Nuk kishte dyshim që 10 kandidatët që do të përzgjidheshin me shortin e djeshëm nuk do të ishin veçse një listë e cila do të kishte influencën e pastër të PS dhe Ramës por mbi të gjitha një listë me probleme të rënda përballë kritereve kushtetuese, ligjore. E papranueshme për opozitën dhe Kuvendin shqiptar”. Më tej, deputeti demokrat theksoi se me një drejtësi të kapur, “peshqit e mëdhenj” të krimit dhe korrupsionit do të mbeten jashtë. “Nëse kemi një sistem të kapur, “peshqit e mëdhenj” të korrupsionit dhe krimit të organizuar do të jetë e pamundur të vihen para drejtësisë dhe më pas të dërgohen në burg. Kapja nga Edi Rama do të garantojë që ai dhe ministrat e tij, deputetët dhe të gjithë kriminelët me të cilët ai qeveris do të jetë e pamundur të çohen para drejtësisë”. Edhe deputeti Gazmend Bardhi theksoi se mazhoranca ka përfshirë në short dhe potencialisht ka emëruar kandidatë që deligjitimojnë të gjithë funksionimin e KLGJ dhe KLP. “Jo vetëm që një pjesë e kandidatëve të përzgjedhur për anëtarë të KLGJ dhe KLP nuk përmbushin kriteret kushtetuese dhe ligjore, por nga ana tjetër bëjnë të pavlefshme listën që i është dërguar Kuvendit për votim.Ja dokumentet që vërtetojnë paligjshmërinë e kandidatëve të PS për KLGJ/KLP-Kandidati i përzgjedhur nga radhët e Shoqërisë Civile për anëtarë të KLGJ, Altin Hazizaj, ka bërë deklarim të rremë për dëshminë e penalitetit. Është dënuar dy herë me vendim të formës së prerë për kryerjen e veprës penale. Kjo përbën pengesë për emërimin e një kandidati në KLGJ. Prokuroria ka konkluduar se Hazizaj përfshihet në fushën e ligjit për dekriminalizimin. Ai duhet të ishte s’ kualifikuar nga gara që në fazën e parë të procesit.-Kandidati i përzgjedhur nga radhët e Avokatisë për anëtar të KLGJ, Sokol Lamaj, nuk ka paguar detyrimet tatimore por është subjekt i masave administrative.-Kandidati i përzgjedhur nga trupa e Pedagogëve për anëtarë të KLGJ, Ilir Panda. Sipas opinionit të dhënë nga ONM me 25 tetor 2017 ka konstatuar se ka qenë i angazhuar politikisht në nivele shumë të larta në të kaluarën.-Kandidati i përzgjedhur nga trupa e avokatëve për anëtar të KLP, Kozma Jano. Ligji parashikon që kandidatët nuk duhet të kenë qenë bashkëpunëtorë të ish-Sigurimit të Shtetit. Jano ka qenë bashkëpunëtor i Sigurimit të Shtetit me pseudonimin ‘telefoni”.Gjithashtu Kozma Jano ka qenë kryetar i Partisë Komuniste për degën Lushnjë.-Kandidati i përzgjedhur nga Shoqëria Civile për anëtar të KLP, Alfred Balla. ONM ka konstatuar se ky kandidat nuk plotëson kriteret ligjore, nuk është i angazhuar në 5 vitet e fundit në shoqërinë civile. Po ashtu platforma e paraqitur nga ky kandidat është plagjiaturë e një platforme të paraqitur nga një kandidat tjetër i s’ kualifikuar më parë.

 
 
 

Kommentare


Liqeni Artificial i Tiranës, Tiranë, Albania

  • Facebook
  • Twitter
  • LinkedIn

©2017 by Globnews.Al. Proudly created with Wix.com

bottom of page