top of page

Zeri i Amerikes: Valë e re dhe e heshtur emigrimi nga Shqipëria

  • Writer: Glob News
    Glob News
  • Jan 22, 2018
  • 3 min read

Edhe gjatë vitit 2017 qytetarët shqiptarë vazhduan ta braktisin vendin në masë të konsiderueshme, duke kërkuar ta ndërtojnë jetën e tyre në shtete të tjerë. Vëzhgimi i revistës Monitor zbuloi një tjetër rritje të fortë të ikjes së shqiptarëve, tregues i emigrimit të shtuar edhe gjatë vitit 2017. Sipas këtij vëzhgimi, që publikohet ditën e sotme në kryeqytet, ritmi i largimit të shqiptarëve nga vendi po rritet përsëri deri në nivelet rekord të vitit 2015. E veçanta në këtë valë të re emigrimi është se tashmë qytetarët thjesht ikin heshturazi e nuk kthehen, por nuk kërkojnë azil

Berisha: Shqipëria në zbrazje masive nga vrasësi i shpresës së shqiptarëve

Në Tiranë, revista ekonomike Monitor sapo ka kryer një vëzhgim mbi emigrimin e ri të shqiptarëve. Sipas këtij vëzhgimi, që publikohet ditën e sotme në kryeqytet, ritmi i largimit të shqiptarëve nga vendi po rritet përsëri deri në nivelet rekord të vitit 2015. E veçanta në këtë valë të re emigrimi është se tashmë qytetarët thjesht ikin heshturazi e nuk kthehen, por nuk kërkojnë azil. Edhe gjatë vitit 2017 qytetarët shqiptarë vazhduan ta braktisin vendin në masë të konsiderueshme, duke kërkuar ta ndërtojnë jetën e tyre në shtete të tjerë. Vëzhgimi i revistës Monitor, që publikohet të hënën në Tiranë, zbuloi një tjetër rritje të fortë të ikjes së shqiptarëve, tregues i emigrimit të shtuar edhe gjatë vitit 2017. Nga të dhënat e INSTAT për 10-mujorin e 2017, largimet pa kthim të shqiptarëve shënuan një rritje të re, në diferencën mes udhëtarëve që dalin dhe atyre që hyjnë nga kufiri. Sipas vëzhgimit të revistës Monitor, grafiku i largimeve të shqiptarëve ka 3 kulme maksimale; në vitin 2011 kur Shqipërisë iu hoq regjimi i vizave, një kulm tjetër është viti 2015, kur u vërtetua se kishte shumë aplikime për azil, dhe tani në 2017, që njerëzit ikin dhe nuk deklarojnë asgjë as kur nisen dhe as kur mbërrijnë. Drejtuesja e revistës Monitor, Ornela Liperi, theksoi se në mungesë të një regjistrimi të popullatës, kjo mënyrë e tërthortë është e vetmja për të regjistruar largimet e njerëzve, pra përmes raportit të atyre që ikin dhe atyre që kthehen, një diferencë që sa vjen dhe thellohet. “Ritmi i ikjes së shqiptarëve në 10 muajt e 2017 është po aq i lartë sa edhe në vitin 2015, kur shifrat arritën rekord maksimal. Njerëzit ikin nga mungesa e alternativës, sidomos të rinjtë. Firmat, bankat, callcenterat po shkurtojnë vendet e punës. Punëdhënësi më i madh privat aktualisht është një kompani lojërash fati” – tha zonja Liperi. Në një pjesë të konsiderueshme të shifrave, bëhet fjalë për largime të fshehta e të padeklaruara të shqiptarëve. Ata thjesht udhëtojnë jashtë vendit dhe nuk kthehen brenda afateve ligjore, mbeten jashtë dhe nuk deklarojnë statusin e tyre. Një pjesë kërkojnë azil, por një pjesë nuk kërkojnë azil, ata kërkojnë punë dhe jetesë jashtë vendit pa treguar asgjë rreth vetes, e duke humbur çdo gjurmë. “Mendoj se u duhet rënë kambanave të alarmit, sepse Shqipëria po zbrazet edhe nga mjekët e profesorët edhe nga rinia e nga fuqia punëtore. Me këto ritme po plaket popullata dhe po nisin probleme të rënda sociale e ekonomike. Shqipëria nuk është vetëm e politikanëve, por është e të gjithëve” – tha sociologu Gëzim Tushi. Sipas të dhënave të fundit, diferenca mesatare historike për kthimin është negative midis 200-250 mijë persona, duke llogaritur edhe periudhën 3 mujore që kanë të drejtë të rrinë andej. Ekspertët pohojnë se kur shifrat kapërcejnë befas, edhe shkaqet që i sjellin ato ndryshime janë të forta.

Ish kryeministri Berisha: Shqipëria në zbrazje masive nga vrasësi i shpresës së shqiptarëve/ Ish kryeministri Berisha ka komentuar shkrimin e VOA-s rreth largimit masiv të shqiptarëve. Berisha thekson se ndërkohë që Noriega përshëndet shqiptarët me shkrime që e paraqesin Shqipërinë si Amerikën, Zëri i Amerikës në një raport të bazuar në të dhënat e INSTAT provon se shqiptarët po largohen pasivisht nga Shqipëria. “Të dashur miq, ndërkohë që Noriega përshëndet shqiptarët me një shkrim që paraqet Shqipërinë si Amerikën e pensionisteve italian, Zëri i Amerikës në një emision bazuar në të dhënat e INSTATIT të vetë Noriegës provon me të dhëna konkrete se shqiptarët edhe ketë vit po largohen masivisht nga Shqipëria. Kështu sipas INSTAT ritmi i ikjes së shqiptarëve në 10 muajt e 2017 është po aq i lartë sa edhe në vitin 2015, kur shifrat arritën rekord maksimal. Po rikujtoj këtu se pas heqjes se vizave ne vitet 2011-2012 vetëm 432 shqiptar kërkuan azil politik ne Gjermani, pjesa tjetër e te larguarve ishin bashkim familjar kurse 8300 shqiptare kërkuan azil ne shtator te vitit 2015. Ky largim i ri masiv i shqiptareve nga Amerika e pensionisteve italiane është dëshmi e vrasjes se shpresës çdo minute, çdo ore dhe çdo dite nga Edvin Kristaq Rama për te rinjtë shqiptare. Kjo gjendje dramatike është një thirrje shpirti për çdo shqiptar te ngrihemi dhe me 27 janar me revolten qytetare t’iu kthejmë shpresën shqiptareve”, shkruan Berisha.

 
 
 

Comments


Liqeni Artificial i Tiranës, Tiranë, Albania

  • Facebook
  • Twitter
  • LinkedIn

©2017 by Globnews.Al. Proudly created with Wix.com

bottom of page