Arta Marku fundos Tahirin. Takon prokurorin Besim Hajdarmataj. Ke mbështetjen time, vazhdo hetimet
- Glob News
- Jan 22, 2018
- 1 min read
Kryeprokurorja Arta Marku, priti sot në takim drejtuesin e Prokurorisë së Krimeve të Rënda, Besim Hajdarmataj, të cilit i dha mbështetjen për vijimin e hetimeve.
Kujtojmë se Hajdarmataj, është edhe prokurori i çështjes në ngarkim të ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahirit.
Marku kërkoi gjatë takimit që Prokuroria e Krimeve të Rënda të vazhdojë pa hezitim dhe vendosmërisht punën dhe hetimet e filluara.
Kryeprokurorja garantoi bashkëpunim për hetime të vazhdueshme të çështjeve nga Prokuroria e Krimeve të Rënda ndaj kujtdo që shkel ligjin.
Prokuroria e Përgjithshme ritheksoi mbështetjen e nevojshme për çdo çështje, me çdo mjet dhe në çdo kohë, për të çuar përpara hetimet.
Prokuroria e Përgjithshme deklaroi se vë në dispozicion të Prokurorisë për Krimet e Rënda të gjitha burimet njerëzore dhe infrastrukturore për kryerjen me sukses të detyrave përputhshmërisht me ligjin. /a.y/noa.al

Commenti