Më 27 janar shqiptarët bashkohen në Tiranë
- Glob News
- Jan 20, 2018
- 1 min read
Kreu demokrat Lulzim Basha ka publikuar në rrjetet sociale një video në kuadër të përgatitjeve të opozitës për protestën e 27 janarit që do të mbahet në Tiranë. Basha fton qytetarët të mbështesin protestën, ndërsa akuzon Kryeministrin Rama se ka bërë ligj për të mbrojtur deputetët e korruptuar. Në mesazhin që përcjell përmes videos, Basha gjithashtu akuzon Ramën se ka vendosur dy standarde, një për vete dhe një për qytetarët. Videoja, që mbyllet me thirrjen ndaj shqiptarëve për t’i thënë “ndal” kësaj qeverie, vjen në kuadër të përgatitjeve të opozitës për protestën e 27 janarit që do të mbahet në Tiranë.

Comments